Chris Hemsworth

Trupi i tij rrezikohet nga sëmundja e rrezikshme, aktori i njohur njofton tërheqjen nga aktrimi për një periudhë të pacaktuar

23 Nëntor 2022, 18:50| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 19:17

  • Share

Aktori i njohur, Chris Hemsworth ka zbuluar se po bën një pauzë në karrierën e tij të aktrimit, pasi zbuloi se ka një rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

39-vjeçari e mësoi lajmin pasi bëri teste gjatë serisë së tij dokumentare Disney+ Limitless. Rreziku më i lartë i Hemsworth nga sëmundja varet nga faktorët gjenetikë. Ai ka dy kopje të gjenit ApoE4, të cilin e trashëgoi nga të dy prindërit e tij.

Aktori i njohur bën pjesë në 2-3% të popullsisë që ka tetë deri në 10 herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjen sesa ata pa dy kopje të gjenit.

Duke shpjeguar vendimin e tij për të marrë një pushim nga aktrimi, Hemsworth tha për mediat e huaja: "Nuk është se po jap dorëheqje". Ai shtoi më tej se sëmundja po i sfidonte më tej trupin e tij duke i shfaqur probleme të theksuara gjatë punës. Hemsworth vazhdoi duke thënë se përfitimi i parandalimit të sëmundjes ishte ndikimi që sillte në pjesën tjetër të jetës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?