Babai i 54 vjeçarit Valmir Lame, trupi i të cilit u gjet nga polumbarët ditën e sotmë në rezervuarin e Kamenicës, tha se i biri kishte kohë që vuante nga probleme shendetësore dhe se më datë 5 shkurt do ta dërgonte në Tiranë për të bërë një skaner.
‘Ka pasur probleme shëndetësore, kishte dhimbje koke e dërgoja në spital, çdo ditë, i bënin qetësues. Do ta çoja për të bërë skaner në Tiranë më 5 shkurt, ditën që është larguar me mua e ka pasur kontaktin e fundit’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Korçë/ U shpall i humbur nga familja, polumbarët gjejnë trupin e pajetë të 54-vjeçarit në rezervuarin e Kamenicës! Babai: E çoja në spital, kishte dhimbje koke
S.B/r.k./ReportTv.al