Kronikë

'Truri' i trafikut të klandestinëve në Britani, ekstradohet 31-vjeçari shqiptar në Belgjikë

27 Janar 2019, 10:11| Përditesimi: 27 Janar 2019, 12:01

  • Share

Një 31- vjeçar shqiptar i cilësuar si udhëheqësi i një rrjeti të organizuar kriminal të përfshirë në organizimin e trafikut të emigrantëve drejt Britanisë së madhe është ekstraduar në Belgjikë për të kryer një dënim 10-vjeçar me burg.

Bëhet fjalë për Alket Dautin, i cili u arrestua nga oficerë të Agjencia Kombëtare e Krimit, në juglindje të Londrës në qershor të vitit të kaluar.

Sipas mediave britanike, mësohet se 31-vjeçari shqiptar ishte  prej kohësh pjesë e një hetimi të të përbashkët britanik-belg si i përvshirë në një grup kriminal që mendohej të përdorte shoferët e korruptuar të kamionëve,   për  të  trafikuar burra, gra dhe fëmijë në Britani të Madhe,  duke përdorur kamionë frigoferikë.

Dauti, 31 vjeç, u dënua në mungesë të tij nga një gjykatë belge në dhjetor të vitit 2018-të dhe atij iu dha një dënim me burg prej 10-vjetësh dhe 720,000 euro gjobë.

Sa i përket veprimtarisë kriminale,  kamionët merrnin emigrantë në Belgjikë dhe i transportonin më pas ata në Britani të Madhe nëpërmjet porteve, shumica e të cilave gjendeshin në Kent.

Mediat britanike  bëjnë të ditur se prokurorët në Belgjikë kishin  pohuar se grupi kriminal,  pjesë e këtij rrjeti trafikimi kishte të ngjarë të ishte përfshirë në qindra përpjekje për të  trafikuar njerëz drej Mbretërisë së  Bashkuar .

Disa nga këto përpjekje u prishën kur KKC-ja e kaloi inteligjencën tek Forca Kufitare, e cila më pas i kapi emigrantët mbërritjes në Britani të Madhe.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?