Bota

Truss pritet nga Mbretëresha Elizabeth II! Johnson mban fjalimin e lamtumirës: Keni mbështetjen më të zjarrtë nga unë

6 Shtator 2022, 10:40| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 18:02

  • Share

BRITANI E MADHE- Është zyrtare, Lizz Truss u bë kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar ditën e djeshme. Në sallë duartrokitën fitoren e Truss ishte dhe vetë kundërshtari i saj Rishi Sunak.  Dyshja kanë kaluar gjashtë javët e fundit duke luftuar për të bindur anëtarët konservatorë se kanë atë që duhet për të drejtuar partinë dhe vendin, pasi Boris Johnson dha dorëheqjen

Një transferim paqësor të pushtetit, por që do të pasohet me muaj të trazuar, e cilësuan analistët momentin e dorëzimit të detyrës tek Lizz Truss nga Boris Johnson i cili në fjalimin e tij të lamtumirës foli për arritjet , por edhe për Putin që e quan mashtrues Para se Liz Truss të merrte detyrën, dhe udhëtimit të të dyve në Balmoral, ku Mbreteresha jep bekimin për kryeministrin e ri, Boris Johnson në fjalimin e tij të lamtumirës, renditi arritjet  nga BREX-it, vaksina në Evropë, por pika e dobët e tij, duket Ukraina. Johnosn tha se furnizimi me armë në Ukrainë, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e luftës kurse Putin nuk mund të shantazhojë apo ngacmojë popullin britanik për krizën e energjisë. 

“Ai mashtron veten kur mendon se mundet”, thotë  ish kryeministri britanik.

Nuk anashkaloi as procesin zgjedhor për kreun e partisë konservatore duke e cilësuar atë të papritur dhe që rregullat u ndryshuan në gjysmë të rrugës. Johnson dha dorëheqjen në korrik dhe qëndroi në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit. Anëtarët e tij të qeverisë, i kthyen shpinën dhe e detyruan të japë dorëheqjen. Liz Truss  fitoi me 81,326 vota ndaj  Sunak i cili mori 60,399 vota. Në Lidhje më Ukrainën ajo ka të njejtin qendrimin me paraardhësin e saj. Por Truss fitoi mbështetjen e shumë prej konservatorëve me politikën e saj që shteti të ndërhyjë dhe të shkurtojë taksat. Ajo ka premtuar se do të veprojë “menjëherë” për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë edhe pse kritikët nuk besojnë në rrezultate.

Liz Truss do të bëhet kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit 2015. Me kthimin nga Balmoral, ajo nis e ndërton qeverinë e re britanike. 

Ora 14:30
Mbretëresha emëron Liz Truss si kryeministre e Britanisë! Konservatorja merr bekimin nga Elizabeth II

1662467596_elizabeth.jpg

Mbretëresha sapo emëroi zyrtarisht kryeministren e re të Britanisë së Madhe Liz Truss.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?