Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama parahtroi punën e institucioneve të shtetit shqiptar drejt anëëtarësimit të vendit tonë në BE. Rama theksoi se ky është një proces ku kushdo është një lojtar, por institucioni mbikqyrës i këtij procesi dhe i performancës së çdokujt është Kuvendi i Shqipërisë.
'Janë 761 rekomandime të KE, po ti shihni ndahen në rekomandime për shtetin e së drejtës, për mirëqeverisjen dhe pastaj ndahen në pjesë të tjera për kriterin ekonomik, tregun e brendshëm. Ajo që ne kemi bërë duke ngritur komisionin Antikorrupsion, duke parë institucionet që kanë pjesën e tyre të peshës për të mbajtur në zbatimin e rekomandimeve dhe masave. Po të shohim te pjesa e masave, institucionet zbatuese fillojnë nga Kuvendi, Kryeministrinë, departamentin e administratës publike e me radhe dhe shkojnë me tutje të shkolla e Magjistraturës, avokati i popullit etj.
Ndërsa po të vijmë tek drejtësia, meqë sa herë trajtohet çështja e kësaj nisme ngrihen antenat e atyre që s’dinë se ç’flasin, shikoni se sa pjesë zë drejtësia në këtë bllok. 59% të punës. Sot që flasim. Shikoni reformën në drejtësi, sa rekomandime në këtë proces nga BE, jo nga PS, për reformën në drejtësi 32 rekomandime. Nëse këtu lexohen si konsolidimi, dhënia e pavarësisë më tutje përkthehen në masa. Që do të thotë që ky proces është jo thjesht i nevojshëm por i domosdoshëm. Vetëm fakti që ne e morë përsipër dhe askush tjetër nuk e kupton dhe prandaj e keqinterpretojnë.
Ky fakt tregon sa i rëndësishëm është roli ynë dhe sa e domosdoshme që kjo punë të bëhet duke pasur në Kuvend një sy që është sot komisioni i posaçëm, nesër çfarëdo qoftë propozimi i cili me fuqinë që ka Kuvendi të mund të shoh këtë proces duke shfrytëzuar kapacitetin që i jep kushtetuta ta koordinojë këtë proces. Institucionet zbatuese këtu janë shumë qartë lidhen me ekzekutivi dhe një pjesë shumë e madhe janë të pavarura. Që nga KPK, KLGJ, SPAK, GJKKO, KLP, Gjykata e Lartë, ILD, Avokati i popullit, BSH, INSTAT, ERE, AMA, SHISH deri tek Universiteti Bujqësor. Thënë të gjitha këto pyetja është: kush e garanton popullin shqiptar, kush e garanton shtetin shqiptar që gjithë kjo masë institucionesh që është detyrimisht pjesë e kësaj skuadre do luajë si skuadër.
Kush ia jep garancisë Shqipërisë që në tryezën e negociatave nuk do ketë disa lojtarë që do shkëlqejnë, disa lojtarë që do ia hedhin fajin shokëve dhe disa lojtarëve që do paraqesin raport për mos paraqitje në ndeshje. Kush i kërkon llogaria? Qeveria, e pamundur. Ka vetëm një institucion, sipas Kushtetutës të RSH ku mund të kërkohet llogari. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Mbi ç’bazë mund ta kërkojë llogarinë për paraqitjen e Shqipërisë në këtë ndeshje që zgjat disa vite? Më the të thashë? Dua unë apo s’dua unë? Këtë duhet të bëjë ky proces. Në fund duhet ti japi Kuvendi dhe të gjitha pjesëve të skuadrës sonë kombëtare një plan. Udhërrëfyes të kalendarizuar.'
Lajmi kryesor:
‘Antikorrupsioni’, Rama: Nuk kap SPAK, por koordinon punën për në BE! Bojkoti i opozitës? Të vijnë ose të vazhdojnë aktivitetin e padobishëm
G.K//ReportTv.al