Sali Berisha

Politikë

Tryeza në Parlamentin Europian për Shqipërinë/ Berisha: Kambanë për narkoshtetin! Rama s’e fsheh dot më dështimin e reformës në drejtësi, e bëri me Soros

10 Prill, 13:31| Përditesimi: 10 Prill, 13:59

  • Share

Një ditë më parë Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka organizuar një seancë dëgjimore për Shqipërinë lidhur me zgjedhjet dhe klimën parazgjedhore. Seanca u zhvillua më kërkesë të PPE (Partive Popullore Europiane) e cila ka kërkuar të informohet mbi situatën në vend përmes përfaqësueseve të shoqërisë civile dhe botës akademike.

Me kërkesë të Parlamentit Europian dërguar dy partive zyrtare në Shqipëri, përfaqësues të palëve kanë qenë dy përfaqësues pa funksion zyrtar në parlament apo në qeveri, Artan Hoxha dhe Gledis Gjipali. Por, si e sheh Berisha këtë seancë? Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kjo senacë është një kamabnë që po bie për narkoshtetin.

“Kurrë në 34 vite nuk ka ndodhur asnjëherë dhe për asnjë vend që në një javë të mbahen dy seanca të një rëndësie të veçantë, të kushtuar të njëjtit vend, në Këshillin e Europës, në grupet parlamentare të PPE dhe grupin parlamentar të europianëve konservatorë, dhe dje në një seancë tjetër kushtuar po Shqipërisë, kushtuar po të njëjtave problemeve, në Komisionin e Jashtëm dhe të Sigurisë të Parlamentit Europian.

Për narkoshtetin po bien kambanat. Kjo është e vërteta e këtyre sesioneve të jashtëzakonshme. E vërteta është se nuk ka ndodhur kurrë në historinë 34-vjeçare që këto institucione të kenë në axhendën e tyre Shqipërinë, problematikat e saj madhore, zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që ka kapur majën e shtetit, terrorin politik dhe shtypjen e opozitës”, tha Berisha.  

Berisha thotë se gjatë seancës dëgjimore u denoncua blerja e votave dhe lidhjet e Ramës me krimin.

"Dje në seancën kushtuar Shqipërisë, në periudhën parazgjedhore, përjashtim në llojin e vet, ndoshta e pazhvilluar ndonjëherë për zgjedhjet në ndonjë vend, por me vullnetin më të mirë që shqiptarët të votojnë të lirë. Pati debate të gjera, pati debate aktive, në të cilat u denoncuan dhe u shpreh shqetësimi i madh para së gjithash për zgjedhjet. U shpreh shqetësimi më i madh për industrinë e blerjes së votës të Edi Ramës. U shpreh shqetësimi më i madh dhe u denoncuan pjesëmarrja aktive e krimit të organizuar në krah të Edi Ramës", tha Berisha. 

Akuza hedh edhe ndaj reformës në drejtësi, për të cilën thotë se tashmë Rama nuk mund ta fshehë më dështimin e saj, ndërsa thotë se u bë George Soros. 

“Rezonoi në të katër anët e parlamentit stoku i dosjeve për 150 mijë dhe disa të dhëna të tjera më faktojnë që në të gjithë nivelet e sistemit janë shumë më tepër se 150 mijë, çka për ata nënkuptonte se Shqipëria ka drejtësi të munguar.

Shqiptarët shqiptarë janë me drejtësi të munguar dhe askush nuk mund ta fshehë këtë. Parlamenti shqiptar qëndroi në anën e qytetarëve shqiptarë. Nuk do mund t’ua shesë më dështimin spektakolar, duke u mohuar shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor me reformën e Xhorxh Sorosit.

Kjo është një shpresë për një mbështetje të fuqishme të këtyre institucioneve për reformën dhe për t’u dhënë një përgjigje sa më të shpejtë kësaj gjendje katastrofale që lidhet me të drejtën e shqiptarëve për të pasur një proces të drejtë ligjor. Të mbrosh këtë reformë është njëlloj si të thuash, qytetarët shqiptarë nuk meritojnë drejtësinë”, tha Berisha.

Nuk lë jashtë vëmendjes as ‘persekutimin’ politik ndal liderëve të opozitës, siç ai e quan.

"Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën, të respektojë rregullat. Shqipëria ishte dje vendi i vetëm në Europë që ka në procese politike tre liderë të opozitës, me qëllimin e vetëm që Edi Rama të mund të marrë një mandat të katërt mbi krimin. Unë mendoj se kjo ishte një mbështetje e jashtëzakonshme për çdo qytetar shqiptar. Dje, pasaporta evropiane e Edi Ramës u gris. Mashtrimin e tij me pasaportën evropiane mori fund

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian diskutoi dje për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kërkesa për seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian u bë nga eurodeputetët e krahut të djathtë, pjesë e grupit të Partive Popullore Europiane, ndërsa përfaqësues të institucioneve europiane raportuan për përgatitjet e qeverisë shqiptare për të siguruar më 11 maj, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?