Sekretari për Marrdhënien me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar kryetari Lulzim Basha 'Harku Opozitar Euro-Atlantik'.
Kulluri u shpreh se koha kalon dhe zgjedhjet po afrohen, prandaj opozita dhe e djathta duhet të kryejë një betejë qoftë në parlament qoftë jashtë saj, përtej tryezës së sotme.
'S’kemi përfaqësim në parlament, s’kemi në pushtet vendor, s’kemi në pushtet legjislativ. Mendoj se kjo tryezë duhet të nisi një aksion politik. Duhet prodhuar aksion. Në parlament dhe jashtë parlamentit. Në vitin 2009, një personazh politik, Ilir Meta qëndroi deri në grevë urie. Dha një mesazh që është çështje beteje. Them se e djathtë nuk mund të jetë një e djathtë që nuk lufton për individin, shoqërinë. Është çështje lirie. Liria e individit, e grupeve të interesit ka ardhur duke degraduar frikshëm pas vitit 2008 kur të dyja partitë kanë kontribuar. Njerëzit duhet të rregullojë sistemin që sistemi t’u përgjigjet. Duhet një aksion i fortë, nuk ka kohë. Duhen zgjidhur brenda majit, qershorit dhe duhet qartësi politike. Këtu ka njerëz që kanë bërë beteja. Avokati e ka paguar me lirinë e tij.', u shpreh Kulluri.
Lajmi kryesor:
‘Harku opozitar euro-atlantik’ Basha krijon aleancë të re: Kundër ‘pazarit’ Berisha-Rama! Krah tij edhe Bamir Topi
G.K//ReportTv.al