Kryeministri grek Alexis Tsipras

Kosova & Rajoni

Tsipras për referendumin maqedonas: Ja pse marrëveshja me fqinjin na bën fuqi rajonale

10 Shtator 2018, 18:33| Përditesimi: 10 Shtator 2018, 18:39

  • Share

Kryeministri grek Alexis Tsipras shprehu shpresën se referendumi i pritshëm në Maqedoni do të jetë i suksesshëm, si dhe besimin se parlamenti grek me një shumicë votash, do ta miratojë marrëveshjen për emrin e ri që u arrit me Shkupin. Ai ndër të tjera zbuloi se pse është e rëndësishme për Greqinë, pakti me Maqedoninë, dhe se ç’perspektiva gjeopolotike hap fundi i mosmarrëveshjeve për emrin.

Ne kemi një marrëveshje të rëndësishme e cila nëse do të ratifikohet në referendumin në vendin fqinj, do të japë një shtysë të rëndësishme për Selanikun dhe përgjithësisht Greqinë e veriut, që të shndërrohen në forca lëvizëse zhvillimi, për t’i hapur rrugën Greqisë që të bëhet një forcë udhëheqëse në rajonin e Ballkanit.

Kryeministri grek Alexis Tsipras

Kryeministri grek deklaroi se qeveria e tij do të përfundojë mandatin 4-vjeçar, pavarësisht mosmarrëveshjeve me partnerin e koalicionit për shkak të marrëveshjes së kontestuar me Maqedonisë. Sipas tij, partneri Panos Kamenos, kreu i Partisë së Grekëve të Pavarur, “nuk do të rrezikojë rimëkëmbjen dhe stabilitetin politik të vendit”.

“Ky vend ka nevojë për stabilitet politik”, tha Tsipras, duke theksuar se Greqia nuk i nënshtrohet presionit ndërkombëtar për të arritur marrëveshje në emër të Maqedonisë. Referendumi në Maqedoni është planifikuar për në 30 shtator./Te sheshi

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?