T’u vësh gjobë punonjësve të tu, është si t’i vësh gjobë vetes

14 Korrik 2020, 16:36| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 16:38

  • Share

Mos e bëj. Nuk të çon larg kjo politikë e të trajtuarit apo “trajnuarit” të punonjësve.

E ndërsa sipërmarrësit apo menaxherët e bizneseve, mendojnë ndëshkime për stafin, në mospërmbushje të detyrave, politikat bashkëkohore të zhvillimit të burimeve njerëzore merren me faktorët e motivimit të stafit. Ndërsa, “gjobë-vënia” është një koncept tejet i prapambetur dhe hyn te faktorët e demotivimit.

Një staf i demotivuar, është një staf që nuk performon, një staf që nuk shet dhe ndërsa ti sapo i vure gjobë se erdhi 5 minuta me vonesë, ai as nuk arriti të shërbente siç duhej apo të shiste produktet dhe shërbimet e kompanisë tënde, pasi ishte i revoltuar me ty. Ja gjoba jote! Humbe në shitje, të ra performance e me siguri shumë shpejt do t’a humbesh dhe stafin.

Faktorët kryesorë të demotivimit të punonjësve janë: mungesa e lidershipit, konfliktet në vendin e punës, mosvlerësimi financiar dhe sidomos ai moral, fokusi te objektivat afatshkurtër pa një vizion në karrierë, mungesa e arsyes “përse të vij në punë”, “përse të jap më të mirën”, etj.

Tani, shtojini dhe “Gjobat” kesaj liste: gjobë se u thye një gotë, gjobë se erdhe me vonesë, gjobë se u ankuan klientët për ty, gjobë se s’me pëlqen si i mban flokët…

Punëdhënia bashkëkohore është gjjithmonë në kërkim të politikave të motivimit të stafit. Një punëdhenës eficent dhe i susksesshem fokusohet që klima në punë të jetë e mirë e në funksion të objektivave të kompanisë, që punonjësit të shohin një rrugë ku mund të zhvillohen brenda kompanisë, të ndihen të vlerësuar etj.

Nga piramida e famshme e Maslow, kuptojmë se, që një staf të arrijë me të mirën, duhet të ngjisë disa shkallë të piramidës duke përmbushur nevojat e tij në menyrë që të japë rezultat në punë.

Së pari, janë nevojat fiziologjike minimale. Sa nga punëdhenesit sigurojnë ushqim dhe pije për stafin e tyre? Nga puna ime si konsulente në sektorin e turizmit, kam parë kamarierë të uritur qe punojnë 12 orë, barmanë që duhet t’a blejnë shishen e ujit apo kafen me gjysëm cmimi (bravo! u kurseve) e recespionistë të etur. Në shkallën e dytë, flitet për nevojat që lidhen me sigurinë. Sa i sigurt ndihet stafi, kur i thua: do të të heq nga puna, do të të vë gjobë etj.

Ja ku ngele, te gjobat, që te shkalla e dytë, pa kaluar me tej në shkallën tjeter kju behet fjale për aspektin social, pjesën e skuadrës, të ndihesh pjesë e familjes dhe per të vazhduar me aspektin e të ndjerit i vlerësuar. Më tej, jemi në majën e piramidës “Vetë-aktualizimi”, kur punonjësi ka arritur në pikun e tij. Pra, ka arritur në përmbushjen totale të aftësisë, së talentit dhe kapacitetit të tij.

I doni punonjësit të arrijnë potencialin e tyre, të japin gjithe talentin dhe aftësinë në një vend pune? Epo, po kërkoni majën, kur ju vetë si punëdhënës, keni ngelur keni ngelur te baza, që ne hapin e parë dhe të dytë, te plotësimi i nevojave fiziologjike në vendin e punës si edhe ato që lidhen me sigurinë, gjobat, psh.

Ndaj, duke i vëne gjobë stafit, i ke vënë gjobë vetes.

*Akademia e Mikpritjes dhe Turizmi

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/07/2020 01:48

    Nje e afermja ime para disa vitesh punonte ne nje farmaci ne Tirane,dhe me ka pas treguar se gjate dimrit e pronarja e farmacise nuk e lejonte te ndizte nje ngrohese elektrike per tu ngrohur ,megjithese ambienti ishte shume I ftohte,me arsyen se I kushtonte shume pagesa e elektikut.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 15/07/2020 00:50

    Kur isha ne Shqiperi student punoja kamarier ne nje resort shume te famshem ne Durres, menaxheri i nje pjese te resortit, qe nderkoh ishte dhe mesues historie dhe drejtor shkolle, nje kafshe njeri nje idiot i permasave mitologjike, i bertet nje vajze qe punonte aty as 17-18 vjece "O tqr hajde shpejt ktu"...dhe e peshtyn, vetem se nuk e degjoi kur i foli.Kam qen ndoshta 15-16 vjec po nuk do me dali kurre nga mendja si rast. Jeta sot me ka derguar ne fund te botes ku pundhenesit jo vetem nuk guxojne te te ofendojne apo keqtrajtojne sespe e para te mbron ligji por edhe sepse jane njerez mbi te gjitha. Sot jam ne stadin qe kam nje numer te konsiderueshem stafi ne pergjegjesi dhe sa her mund te merzitem me dike kujtoj ate rastin e asaj vajzes me "Drejtorin" dhe them me vete "Keta njerez ne darke ikin ne shtepi dhe kan familje, kush jam un tu prish diten dhe qetesine familjare? Kush jam un ti merzis dhe femijet e tyre ti shohin te merzitur ne shtepi, zot me fal se dhe un kam bere 1 milion gabime para se te arrija ketu ku jam dhe kurre nuk i bertas kujt por ulem dhe i rregullojme bashke gjerat qe nuk shkojne. Me vjen shum shum keq per punetorin e thjeshte ne Shqiperi dhe per familjen e tij

    Përgjigju
    • hako: 15/07/2020 19:23

      Respekte mik,Perderisa akoma e cilesojne punetorin jo si bashkepunetor ,por si nje njeri te cilin e mban me buke,mardhenia punedhenes me punemarres do te jete gjithnje problematike.Ti ben sikur me paguan dhe une bej sikur punoj.Eshte fyese kur degjon punedhenesit qe thone qe po mbaj kaq apo aq familje me buke,sikur nuk e di qe nese nuk do te kete punetoret,do te ishte komplet e pèamundur mbajtja e biznesit.

    • altin: 15/07/2020 14:25

      I mbeshtes ato qe thua.....kam punuar vet kamerier dhe as nje pjate makarona nuk te jepnin dhe kerkonin qe kur ishe turn i 2 te rrije edhe jasht 8 orarshit. U mallengjeva kur shkruan is sillesh tani me ata qe ke me poshte. Respekte!

  • Improvizo shpk: 14/07/2020 16:54

    Tek biznesmeni shqiptar sharrtohen metodat staliniste (te trasheguara nga zborret e qemotit) me mungesen e njohurive ne fushet e menaxhimit (qe vijne nga niveli i ulet arsimor). Rezultati eshte i frikshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?