‘Ua bëjmë kokën vrima-vrima’, plani i bosit shqiptar të drogës në Itali, Elvis Demçe ëndërronte të bëhej si Eskobari duke ekzekutuar policë dhe gjyqtarë: Po na bezdisin, t’ua hedhim trutë në erë

16 Prill 2022, 09:49| Përditesimi: 16 Prill 2022, 11:52

  • Share

Kreu i një bande shqiptare shumë të rrezikshme në Romë, të shpërndarjes së drogës, Elvis Demçe, i arrestuar në janar të 2022, në Itali, planifikonte që të vriste disa policë, shefin e tyre dhe dy gjyqtarë, që për të ishin kthyer tashmë në një rrezik, pasi po hetonin aktivitetin e tij kriminal. Kjo u zbardh nga përgjimet e kryera nga Europol.

Narkotrafikanti shqiptar, kishte mbledhur foto, emrat dhe madje kishte gjurmuar efektivët që po hetonin për të shkatërruar klanin e tij. Demçe synonte që të vriste edhe dy gjyqtarë në Romë, ndërsa në përgjime koka e bandës kriminale e krahason veten edhe me Pablo Escobar, bosi më i madh i drogës në Amerikën Latine.

Grupi i Elvis Deçes gjeti emrat e policëve që po hetonin biznesin e tij dhe përmes fotove në rrjetet sociale ato identifikuan fytyrat e efektivëve.

‘Nëse dikush ua di shtëpinë, t’i presim atje nën banesë dhe t’i terrorizojmë’- thuhet në përgjime. Demçe, i cili ishte në krye të një bande të pamëshirshme që dëshironte të merrte nën kontroll tregun e drogës midis Prenestinos, bregdetit Pontine, Castelli Romani dhe Velletri, kërkonte më shumë. Ai dëshironte që të vriste edhe shefin e policisë. ‘Duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër’- shprehej ai. Por plani i tij dështoi, pasi u arrestua janarin e kaluar.

Europol përgjoi qindra telefonata mes të cilave ishin edhe bisedat e Demçes, i cili shprehej i gatshëm që të eliminonte edhe gjyqtarët Francesco dhe Giuseppe Cascini.

Elvis Demçe, kishte vendosur se ishte e nevojshme që të vriste një oficer policie, i cili e ‘bezdiste’.

‘Nëse e gjeni, hidhjani trutë në erë’- urdhëron ai. Tashmë bisedat e bandës janë në dorën e gjyqtarëve.

Edhe në përgjimet që datojnë në qershor të vitit 2020, kur të dyshuarit janë nervozë, pasi kanë gjetur gjëra të dyshimta në makinat e tyre, ato mendojnë se pas hetimeve qëndron veçanërisht një polic.

‘Më ndjek prej kohësh, duhet të kesh shumë kujdes’- i thotë një nga anëtarët e bandës- Demçes.

Dhe koka i bandës i përgjigjet: Por nëse ai na ndjek, ne duhet ta vrasim nuk kemi zgjidhje tjetër, thjesht duhet ta ekzekutojmë. Një plumb në kokë dhe e heqim qafe... sepse nuk ka zgjidhje tjetër’- thotë ai.

Fjalët e Demçes nuk kalojnë pa u dëgjuar. ‘Vëlla ata janë ‘gay’’- i thanë anëtarët e bandës, Elvis Demçes, duke ju referuar hetuesve, dhe ku i dërgojnë foto, dhe kur përshkruajnë agjentët e krimit dhe mënyrën e tyre të jetesës’

‘Vëlla, ai ka 10 shtëpi, nuk e arrin dot askund. Ai nuk u beson as policëve’. Por Demçe nuk tërhiqet dhe sërish këmbëngul: Prisnin sa t’i bëj kurthin e fundit, e shihni çfarë do t’i bëj. Do e lë të vdekur në mes të rrugës dhe do t’ja bën kokën vrima-vrima.’- thuhet në përgjimet e Demçes.

Kercenimi i bandes shqiptare

 

Dy gjyqtaret e kercenuar Francesco dhe Giuseppe Cascini

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?