Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla

Kosova & Rajoni

Tubimi i maturantëve serbë me tre gishta dhe thirrje, ministri kosovar Sveçla: Asgjë e re prej tyre! Shfaqjen e shovinizmit dhe ekstremizmit e quajnë festë

24 Maj, 17:35| Përditesimi: 24 Maj, 17:42

  • Share

Maturantët serbë organizuan një tubim në veri të Kosovës, teksa u shënuan edhe provokime nacionaliste dhe shoviniste.

Për këtë ngjarje ka reaguar sot (24 maj) edhe ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ku nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook vë në dukje edhe dy standardet që përdor Serbia.

Sipas zyrtarit të lartë kosovar, “përpjekjet për të paraqitur kërkesat e Policisë së Kosovës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë si “dhunë”, janë një taktikë e zakonshme e propagandës serbe”.

Sveçla ka komentuar se:

“Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë e re nga ta!”

Ai gjithashtu ka përmendur se përdorimi i dorës nga pjesëmarrësit e tubimit është interpretuar nga serbët si “ngulfatje”, kurse kërkesa e Policisë për mosprovokimin e qytetarëve është quajtur “dhunë”.

“Ja si duket propaganda serbe: Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajnë dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngulfatje. Kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi”, vijon ministri në detyrë.

Një incident tjetër ka ndodhur gjatë tubimit të premten, kur maturantët serbë ngritën gishta dhe shpallën thirrje nacionaliste.

Policia e Kosovës kërkoi ruajtjen e rendit dhe qetësisë në qytet, ndërsa Serbia ka shpërndarë propagandë duke pretenduar se “serbët po përdoren dhunë ndaj tyre”. Ky episod tregoi se tensionet mes dy vendeve mbeten ende të larta, ndërkohë që autoritetet kosovare vazhdojnë të kërkojnë qetësi dhe respekt për ligjin dhe rendin.

Ministri ndau dje në Facebook edhe pamje nga ky tubim me flamuj nacionalistë, thirrje dhe gjeste etnike prej të rinjve.

Reagimi i ministrit kosovar Xhelal Sveçla në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?