Gazetari Bledian Koka i ftuar në Report Tv tha se tubimi i 2 marsit e dha mesazhin e tij për mazhorancën, e cila u tregua e vetëpërmbajtur duke shmangur reagimet. Koka u shpreh se ai manifestim do të prodhojë shumë efekte nëse mazhoranca nuk reflekton dhe tërhiqet nga dekreti për heqjen e të drejtave të presidenti për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
'Kemi një heshtje nga ana e mazhorancës pas tubimit të Presidentit, çfarë do të thotë se ajo ka marrë një mesazh, nuk po themi e ka trembur, por e ka bërë të mendohet dhe kjo është një gjë e mirë. Ajo që ndodhi dje ishte një përplasje që mund të prodhojë shumë efekte. Presidenti nuk doli atje se nuk kishte se çfarë të bënte, por ka dhënë të gjitha argumentet për shqetësimet e tij dhe kjo është përcjellë si duhet te njerëzit. Unë pash një njëri të vendosur te Presidenti. Meta firmosi dje dekretin që i merr atij atributet për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti është i detyruar që më 15 mars të shkojë e të shpërndajë parlamentin nëse nuk ka reflektim nga mazhoranca', u shpreh Koka.
Sipas gazetarit Koka, mesazhi u kuptuar edhe nga vetë kryeministri Rama, i cili në deklaratat e tij u tregua i vetëpërmbajtur dhe i kujdesshëm. 'Dhe vetë Rama u tregua i kujdesshëm dhe i vetëpërmbajtur me deklarimet e tij dje duke shmangur epitetet e tipike si besëlike, babaxhike etj. Mazhoranca duhet ta marrë me seriozitet të mos e dekretojë atë ligj për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese', tha Koka.
Në lidhje me akuzuat se Meta u bë tashmë lideri i opozitës dhe iku nga roli i presidentit, gazetari Koka tha se 'Me tubimin Meta nuk i mori rolin Bashës, ai dje nuk ishte manifestim politik, por mbrojtje e të drejtave kushtetuese'.
Blediani nga foles lajmesh dhe lexues gazetash(kur mbaronte se lexuari dhe transmetimi nuk ishte mbyllur akoma cfrynte ..ufffffff...sikur kushedi ckishte bere) tani ben dhe analistin, lexon mesazhet qe ka marre opozita a thua se po lexon akoma gazetat, dhe komenton situaten politike te vendit, nuk e kuptoj ata qe e paguajne kaq te paafte jane????
PërgjigjuPo nga i gjeni kta karagjos që i merni nëpër sdudio.
Përgjigju