Tubimi i Metës/ Ambasadorja franceze në Tiranë: Presidenti ka përgjegjësitë e tij, duhet t'i dalë ballë (VIDEO)

2 Mars 2020, 14:40| Përditesimi: 2 Mars 2020, 14:52

  • Share

Gjatë këtij muaji në Shqipëri zhvillohet "Pranvera e Frankofonisë”. Për këtë vet ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak, në sallën Franceze të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë prezantoi disa nga aktivitetet artistike që do të prezantohen 15 qytetet të vendit. Gjatë konferencës, Vasak i’u përgjigj edhe interesit të medieve, se cili është mendimi i saj, mbi protestën që zhvillon Presidenti Ilir Meta në Shqipëri.  

“Sot jemi në prezantimin e muajit të frankofonisë, edhe nuk duam që t’i përziejmë të dy gjërat. Muajt e frankofonisë janë të organizuara në mënyrë kolegjiale, sepse edhe disa vende të tjera kanë marrë pjesë. Ne e dimë se sot presidenti ka thirrur një protestë, por dimë gjithashtu që presidenti i Shqipërisë ka përgjegjësitë e tij, siç i ka dhe duhet që t’u dalë ballë përgjegjësive të tij, siç edhe qeveria shqiptare ka përgjegjësitë e saj”, shprehet Christina Vasak.

E pyetur nëse Franca ka ndryshuar qëndrim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ambasadorja franceze përgjigjet se:

“Siç themi në frëngjisht, kush do të jetojë do të shikojë apo duke parë e duke bërë. Në këtë rast ky është një vendim që merret në nivelin më të lartë të mundshëm. Pra rrini me ne edhe do ta shohim”, thotë Christina Vasak.

Një kolekium arkeologjik ndërkombëtar, postera të bukur për dashamirësit e kinemasë me një cikël kinemaje frankofone dhe një retrospektivë Chris Marker, dy koncerte me muzikë klasike dhe xhazi dhe letërsia janë vetëm disa nga ngjarjet e këtij edicioni të Pranverës Frankofone.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?