Tubimi paqësor i shoqatës 'Çamëria' në Gjirokastër, historiani Llalla: Greqia të respektojë të drejtat e çamëve

29 Qershor 2022, 14:24| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 14:33

  • Share

Shoqata Çamëria ka organizuar një tubim paqësor mesditën e sotme para Konsullatës së Përgjithshme Greke në Gjirokastër.

Prezenca e paktë e tubuesve është justifikuar nga organizatorët me faktin e përcjelljes së mesazheve simbolike ndaj autoriteteve greke të cilat duhet të kenë në konsideratë respektimin e të drejtave të çamëve të dëbuar nga grekët në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas historianit Arben Llalla, qëllimi i protestës së sotme nuk ishte tubimi i sa më shumë njerëzve, por mesazhi paqësor që duhet të përcjellë tek autoritetet greke.

"Greqia duhet të respektojë të drejtat e çamëve ashtu sikurse shqiptarët respektojnë të drejtat e grekëve në çdo përvjetor që ata manifestojnë në Shqipëri" - shprehet Llalla.

Tubime të tilla të karakterit paqësor priten të organizohen edhe përgjatë ditëve vijuese në vise të tjera të Shqipërisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?