Çelo Hoxha

Kronikë

Tufa kërkoi azil në Zvicër, zgjidhet kreu i ri i Institutit të Studimeve të Komunizmit

23 Dhjetor 2019, 15:35| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 16:13

  • Share

TIRANE-Çelo Hoxha është zgjedhur kreu i ri i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Ai do të zëvendësojë në këtë post Agron Tufën, i cili u largua nga Shqipëria duke kërkuar azil në Zvicër me pretendimin se është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës që mbante.

Në garë për këtë post ishin Marçelo Hila, Leka Ndoja edhe Erald Kapri. Ndërsa, bordi i kryesuar nga Uran Butka përbëhej nga 6 anëtarët: Entela Shehu, Uran Butka, Vasil Tole, Jonila Godole, Alfred Lako, Enriketa Papa edhe Gezim Peshkepia. Tufa e paraqiti dorëheqjen nga Zvicra, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Komento

Komente

  • Voica: 23/12/2019 18:46

    Mos thoni që është e vërtetë që çelo eqoli e kane bere kryetar

    Përgjigju
  • O tej: 23/12/2019 17:46

    A eshte Uran Mutka ai Butkes se Kolonjes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?