Këto janë pamjet e operacionit Xuex të Policisë së Fierit të shtrirë në 5 qytete, që goditi firmat piramidale online, përmes të cilave mashtroheshin qytetarët për të investuar shuma parash.
Gjatë aksionit u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata janë agjentët në terren për të rekrutuar qytetarët. Ndërsa organizatorët janë në proces hetimi ende.
Shuma të konsiderueshme parash, në Euro dhe Lekë, janë sekuestruar nga policia. Po kështu janë sekuestruar edhe telefona, kompjutera e shumë sende të tjera.
Lajmi kryesor:
Policia godet firmat piramidale online Xuex, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim. Operacioni në 5 qytete, zbulohet baza e grupit, sekuestrohen shuma parash (EMRAT+VIDEO)
V.GJ /ReportTv.al
