Ish-drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa ka akuzuar shkrimtarin Nasho Jorgaqi, si spiun të Sigurimit të Shtetit, i cili mbante nofkën “Dragoi”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tufa thotë se gruaja e Jorgaqit ka qenë spiune. Sipas tij dasmën dhe pajën ua ka bërë Sigurimi.
Postimi i Tufës:
Nasho Jorgaqi u rekrutua më 10.1.1955 nga kapiten Hajredin Hoxha. për 5 vjet ai shërbeu si polici intelektual i inteligjencies së kryeqytetit, si pjesë e punës së seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë. Spiunimet e para të “Dragoit” ishin kundër Kadrie Kadare, Robert Shvarc, etj, në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë. Qëllimi ishte kontrolli i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”.
Nga punëtori operativ Caci Papajani (ish pastiçier mesatar) Nashua u drejtua në ndërmarrjen e botimeve, ku punonte si korrektor letrar, por kalonte edhe nga Instituti i Shkencave. Pastiçeri vërente si ai i kuptonte shpejt gjërat pasi kishte “shkollë të madhe”. Në qyrkun e Nashos kaloi edhe Skënder Luarasi. Nuk e dimë a do dalë kjo gjë në konferencën që do të organizojë Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) për disa figura të majta, ndër të cilët shihet edhe emri i të përmendurit.
Operativi Leonidha Petrani ishte shumë i kënaqur nga Nashua. Për këtë arsye, me rastin e martesës, në tetor 1960, Nashos i dhanë 3000 lekë shpërblim. Kjo shumë ishte një pajë e vogël me të cilën e daroviti Sigurimi martesën e Nasho Jorgaqit.
Në vitin 1960 kaloi për llogari të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Së bashku me agjenten “Artistja” (quhej Margarita), Nashua punoi në drejtimin francez. Me Margaritën si grua e divorcuar tragjikisht (ish- bashkëshorti në burg, më pas do të pushkatohet), ai formonte një dyshe të bukur agjenturore. Leonard Tomoso (të cilit i vunë nofkën “Gjyzlykja” sepse ishte me syza), donte të mësonte shqip, ndërsa Sigurimi e vlerësonte si “zbulues imperialist”. Operativi Petrani vërente me kënaqësi se “Dragoi” i tij ishte besnik i lidhur ngushtë me partinë e pushtetin, si ishte inteligjent, i sjellshëm dhe serioz. Për këto arsye, më 13.10.1961 nga informator ai u ngrit në agjent.
U drejtua te objektet “Shigjeta” dhe “Ligjërata”. Mirëpo, në vitin 1966, Nashua u dalldis pas një historie me në qendër ish marinarin Spiro Kote, i cili u bë strumbullari i filmit propagandistik “Dueli i heshtur”. Filloi të merret me shkrimin e kësaj ngjarje, duke i dhënë një drejtim ashtu siç e donte partia. Por duke humbur kohën sa në një repart e në një tjetër. Duke mos pasur objekt, në vitin 1967, pas 13 vjetësh kontribut, Nashua u largua nga rrjeti sekret. Por nevoja për Nashon ishte e madhe. Rikthehet në armën e dashur të Sigurimit në vitin 1973, duke u aktivizuar në drejtimin e të ardhurve. Sidomos shkrimtarët nga Kosova ishin gjahu i parë e më i urrejtshëm i Nashos.
Në vitin 1978 u kthye rekrutues e ndërlidhës, pra praktikisht një lloj rezidenti shumë i rëndësishëm për regjimin. Njëri ndër ta ishin edhe “Tribuna” dhe “Historiani” që Nashua e mbante në lidhje. Në disa çështje nuk kishte pasur sukses. Aktiviteti i “Dragoit” mbyllet në vitin 1991.
Nga sa thamë përmbledhtas, bie poshtë ideja që enveristët e tipit Spartak Braho e shumë të tjerë të ngjashëm e kanë hedhur vazhdimisht, që partia dhe sigurimi i zgjidhnin bashkëpunëtorët vetëm në klasën e të persekutuarve. Mos lejoni t’ua indiktojnë një ide të tillë: vetë rasti i Nasho Jorgaqit (“Dragoi”) e rrëzon këtë shpifje. Të mos flasim se sa “dragonj” të partishëm kanë qenë spiuna të sigurimit.
Para ca ditësh, në një intervistë të fryrë tek gazeta “Nata”, Nashua qahej, se gjatë shkrimit të romanit “Mërgata e qyqeve”, ishte, sipas tij, krejtësisht i paditur nga puna e agjenturave. Çfarë hipokrizie! Dhe kush? Një agjent i regjur si “Dragoi”.
Z.Tufa historia jote eshte si barut I lagur,pa vlere.E gjithe LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE,ose te pakten shumica,spiuna ishin.Te vetmit qe mund te preken jane ndonje shok I tij I ngushte,ne se jane Akoma gjalle,asnje tjetri nuk I ben pershtypje.Gjenerata ime,u rritem me librat e tij,e cfaredo te thuash,akoma na pelqejne.Po te perpiqesh te impresionosh gjeneraten e Noizit me shoke,akoma dhe me keq.Instituti juaj ka per te patur fundin e Lidhjes,bile , do falimentoje me shpejt,po te kthehet ne nje /SHTEPI GJETHESH/moderne, ku ka ndyshuar vetem ndertesa dhe banoret jane te rinj,por jo mendesia dhe parimet:Spiuno,spiunet.Por me pelqen qe ndrove foton,dukesh dreamy!
PërgjigjuPetro S. Luarasi Histori në Ditën e Përkthimit: Agroni i Tufës dhe An(n)a Kove. Në Ditën e Përkthimit, rastisa të lexoj në internet një paçavure, me shkelje etike e ligjore, të Gonit të Tufës tok me nje histori thashethemnajash nga tufëza e tij, ku përmendej pa kuptim (apo dublicitet) edhe im atë, Skënder Luarasi. Goni i Tufës provokonte pa shpjegime: ‘’Në qyrkun e Nashos kaloi edhe Skënder Luarasi. Nuk e dimë a do dalë kjo gjë në konferencën që do të organizojë Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) për disa figura të majta, ndër të cilët shihet edhe emri i të përmendurit.'' Shpresoj se shumëkush, përveç ndokujt nga tufëza e Gonit, e njeh S.Luarasin (1900-1982) jo vetëm si një nga personalitetet e luftes pa kompromis ndaj regjimeve jodemokratike (monarko, fashiste, diktatoriale) shqiptare të shek.XX, por edhe si një shqipërues të shquar, prej letërsisë gjermane edhe i Lesingut, Gëtes, Shilerit. Të paktën për këto merita, duhej të kishte nderim institucional dhe respekt prej shkrimtarëve e përkthyesve shqiptarë. https://atunispoetry.com/.../perkthyesi-skender-luarasi.../ Por ndokush, për arësye personale a klanore, për ‘’modë‘’ babëzie a sensacionesh, e kapërcen arësyen e etikën dhe bëhet qesharak, sikurse komentuesja e tufëzës së Gonit, Ana Kove (alias Anrila Spahia), në monologun vijues: Ana Kove:- Agron, në lidhje me emrin e Skënder Luarasit, po tregoj një detaj, që e kam shumë të fresket në kujtesë. Kur sapo ishte hapur librari "Bardha" pranë Piazza-s në Tiranë, Padre Zef Pellumbit iu bë një promovim libri. Unë isha vetëm aty..., por të pranishmit që mund të kenë qenë, duhet ta kujtojnë mirë. E moderonte Adrian Klosi. Në rreshtin e parë ishte një grua, që aso kohe nuk e njihja, por më vonë e njoha, se jepte çmimet "Migjeni" nëe emër të familjareve nga Ministria e Kulturës së atyre viteve. Ajo iu drejtua Pader Zefit e indinjuar, duke i thënë: "Pse keni shkruar kështu për Skënder Luarasin? Këto s'duhet të jenë të vërteta..." Pader Zefi me nje qetësi olimpike i tha: -Nëse kam shkruar unë ashtu, ashtu është e vërteta...(!) (Sqaroj se ajo që ‘’jepte çmimet "Migjeni" në emër të familjarëve nga Ministria e Kulturës së atyre viteve’’ është znj. Angjelina Ceka-Luarasi, vajza e S.Luarasit, mbesa e Migjenit dhe botuese e mirënjohur. Shën. P.L.) Agron Tufa:-Kam qenë aty Ana, bashkë me Mark Markun. E ke të saktë. Keti Bisha:-Më lër të kuptoj se unë nuk e kam lexuar librin. Sugjerohet se Skënder Luarasi ka qenë "shok" i Nashos? Agron Tufa:- Jo, jo, tjetër punë. Ishte i fiksuar pas lekut(!) https://www.facebook.com/atufa3/posts/10223838303936729 Pra A. Kove dhe A.Tufa deklarojnë si dëshmitarë okularë që, para ajkës intelektuale me në krye moderatorin A.Klosi, Pader Zefi kishte deklaruar se gëzonte dhuntinë e Jezu Krishtit ‘’E vërteta jam Unë. ( Krishti: ‘’Udha, e vërteta dhe jeta jam Unë ‘’) …e shprehur nëpërmjet fjalës e shkrimeve të tij! Ja se çfarë shkruan ai, për intelektualin atdhetar S.Luarasi, në librin “ Rrno për me tregue”: “Por ma shumë se te piktorët, sillesha te Instituti i Historisë dhe Etnografisë. Në nji dhomë aty përbri etnografit Rrok Zojzi, punojshin për fjalorin rusisht-shqip Skënder Luarasi e Sejfulla Maleshova. Më thirrën nji ditë. U prezantova kush ishem, por ata e kishin marrë vesht mirë se un kishem dalë pak kohë përpara nga burgu. Më pyetën për kuptimin e disa fjalve në gegnishten, mandej zhvilluen biseda pak a shumë të kota, por me shka u fol, m’u largue çdo simpati për Skënder Luarasin. Ai fliste për para, për fitime, ndërsa un ishem rritë në Kuvendin Françeskan, ku kurrkush nuk mendonte te fitimi e te leku, por vetëm te shkenca e saktë, te kultura e progresi.” Shumëkush do të pyeste me çudi: përse i ngatërron Tufa këto thashetheme me çështje serioze dosjesh kur S.Luaras-‘’lekisti’’ mund te kishte plot vila e pasuri anembanë botes, por ja që blinte e dhuronte libra dhe shpenzonte shumë për ideale dhe ‘’aventura internacionale romantike’’! Gajaset gomari me qyfyret e Tufës dhe pëllumbthit të shenjtëruar të demokracisë sonë laramane! Porse ‘’pas ferrës së vogël, fshihet gjarpëri i madh’’ dhe me vulën e së vërtetës absolute të Zef Pllumit (alias Prenk Gjet Tomës prej Rrencit të Lezhës) synohet të imponohet një monopol gjykimi, drejtesie dhe të vërtete absolute, edhe mbi histori shekullore, edhe mbi intriga inatesh personale e klanore tufëzash shumëngjyrëshe në perballjet me Skënder Luarasin, ku ndërkall interesa edhe Goni i Tufës. Po të ishte gjallë historiani S.Luarasi besoj se do t’i diskutonte ndryshe himnizimet e Zefit - ‘’rroma pertoma’’ mbi Esat Pashë Toptanin apo lajthitjet në paragrafin ‘’rren, shan e perçan’’ mbi çlirimin nga pushtuesi, përkatësitë fetare dhe femrën luftëtare, ku i llangos :‘’29 nandori gdhini ditë e zymtë dhe e ftohtë. Në orën 10.30 – 11.00, nëpër rrugët kryesore të qytetit hyni brigada partizane e prime prej Major Gjin Markut: flamurit kombtar, që valvitnin përpara, i kishin shtue nji hyll të kuq. Na kqyrshim mbas grilave të dritareve. Për hir të së vërtetës, duhet dishmue se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjesë n’ate manifestim, përveç ndonji personi të rrallë, që njihej si prokomunist, ndërsa nji pjesë e madhe e popullsisë muslimane, veshë në tesha feste, jepte dukjen e nji pritje të gëzueshme. Ushtrija partizane, e veshun me gjithnduer uniformash të hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Çka bante mâ shumë përshtypje ishin partizanet. Çfarë nanash mund ishin ato femna me pushkë në krah? Ndër kazerma nuk kishin çka me bâ, mbasi nuk kishin as rroba fjetje, as ushqime, prandej i shpërndanë nëpër familje: dikund 3, dikund 6-7. Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazitë.’’ https://gazetamapo.al/kujtimet-e-at-zef-pllumit-29.../ Ky eshte monopoli i të vertetës absolute të pëllumbthit Prenk Gjet Toma (''Nese kam shkruar une ashtu, ashtu eshte e verteta''!). Kërkojmë e presim t’i publikohet edhe atij ‘’dosja e virgjerisë‘’, pa arnime majtas-djathtas, tok me te tjerë të përndjekur ‘’monarko-fashisto-komunistë”. Por për të zbardhur të vërtetën, jo për ndëshkim ‘’pengjesh’’ apo klientelizëm me filtra që shpërdorin për interesa të ndryshme konjukturale, personale e klanore! Fenomeni letrar An(n)a Kove Kush është ai që dëgjon e lexon dhe nuk shtanget nga rrëzëllimet letraro-konceptuale të shkrimtare- përkthyeses An(n)a Kove (pseudonimi letrar i Anrila Spahisë prej Pogradecit) të përkrahur me aq bujari nga institucionet përkatëse shqiptare e gjermane (Fituese disa herë e bursës “Ardian Klosi” që u jepet përkthyesve nga gjermanishtja në shqip nga Fondacioni S. Fischer dhe Kolokiumi Letrar i Berlinit (LCB), u mundëson krijuesve shqiptarë nga një muaj qëndrim në ambientet e vilës së LCB, buzë Wannsee-së në Berlin dhe ku A. Kove shrytëzon rastin t’i prezantojë pubikut berlinez edhe pjesë nga krijimtaria e saj letrare. ) Për të shuar kureshtjen e madhe ndaj saj, veçoj dy xhevahire ‘’mit sich selbst loben’’: artikullin e saj, botuar tek revista letrare ‘’Exlibri’’ e mikut të përbashkët Bujar Hudhri, që shquar për seriozitet e shije kadareane si dhe një leksion etike dashamirësie ndaj një kolegu kosovar. Ana Kove: ‘’Sot eshte Dita e Përkthimit. Urime të gjithë kolegëve të mi, që qëmtojnë në këtë zeje magjepsëse! Më poshtë një intervistë imja e para do kohësh mbi temën: ‘’Një përvojë gjermane nga procesi i përkthimit të autorëve të gjallë, të rinj’’ Për përkthimin dhe çështjet e tij krejt të prekshme diskutojmë thuajse çdo ditë me kolegët nga e gjithë bota në këto ditë gushti këtu ku gjendem, në Gjermani, në rezidencën e Kolegiumit Europian të Përkthyesve (EÜK), Straelen… Edhe klasikët duhet të përkthehen nga koha në kohë. Kjo, jo sepse përkthimet e vjetra janë gabim, por sepse shoqëria e sotme ka zhvilluar një tjetër lloj ndjeshmërie ndaj leximit dhe ndaj gjuhës.’’(!!!) https://exlibris.al/ana-kove-nje-pervoje-gjermane-nga.../... Për të ndriçuar kulturën, bagazhin gjuhësor dhe etikën në komunikim të saj para elitës intelektuale (ndër)kombëtare, japim një shembull se si Ana Kove ''shpreh revoltimin kundrejt asaj që shoqëria shqiptare pëlqen sot dhe ndaj një vepre letrare te shkrimtarit dardan Albatros Rexhaj ... Ata që Rexhaj ka shkruar janë vetëm disa “paçavure” dhe ata që e pëlqejnë janë vetëm njerëz të ekzaltuar nga kotësia…Në linjën e shkruesit, do të thosha: - Të dhjefsha botën, të dhjefsha shoqërinë që vlerëson të tilla shkarashkrime dhe autorët e tyre, që në gjallje…S’kam asgjë me personin, por me kulturën e të vlerësuarit këtu: 3 mijë pëlqime një paçavure fjalësh… Po çfarë letërsie është kjo, o njerëz të ekzaltuar nga kotësitë?” Kështu ka shkruar autorja e njohur në postimin e saj në Facebook ku ka bashkangjitur edhe shkrimin e Rexhajt. https://iconstyle.al/shkrimtarja-e-njohur-revoltohet-me.../ (Uau! Kolegët nga e gjithë bota kanë dëgjuar eksperiencën e saj shqiptare… dhe rëndësinë e pakët të përkthimit të literaturës së vjetër (klasike) meqë ‘’shoqëria e sotme ka zhvilluar një tjetër lloj ndjeshmërie ndaj leximit dhe ndaj gjuhës.’’ Vërtet e kanë lexuar e pranuar mendësine dhe praktiken e saj institucionet shqiptare e gjermane, apo ky model është ekskluzivisht për konsum sensacional?! Nga ana ime shtoj: Historia, drejtësia e letërsia nuk janë monopole për disa njerëz apo klane. Mënjanimi nga përkthimi i literatureës klasike s’është punë rëndësie por takati! Mjerë letërsia e lum komendia me An(n)en e tufëzës së Gonit! Përmbyllje : Kushdo e mbron në shpirt, me gjak e bes’, Gjithë çfarë di e ka, për ideal apo interes! https://exlibris.al/ana-kove-nje-pervoje-gjermane-nga.../... Në lidhje me Skënder Luarasin, tani për tani ofroj studimin shkencor Petro Luarasi: Skënder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare përshkrim. Bibliografia e veprës. https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=3272
Lufta politike ne Shqiperi ishte nje fatkeqesi, nje fenomen i neveritshem dhe i dhimbshem per shume familje. T mbash ende ne funksion a ta vajisesh kete ingranazh ende 30 vjet pas nderrimit te sistemit eshte antishqiptari qe ju sherben vetem pushtetareve te korruptuar, veglave te shovinizmit antishqiptar. Agron Tufa dhe tere tufa antishqiptare eshte e destinuar te frymoje deri ne fund te jetes si vegel e ndotur qe do te harrohen.Dhe sidomos eshte ky shkrimtaruc Agron Tufa qe ne mesin e vitete 80 mbahej me te madh per disa vargje dhe sot na del me i persekutuar. Ai sistem te ka bere te miren me te madhe dhe duhet ta falenderosh cdo dite me te hapur syte. Te ka vene nje nofke qe po e perdor me keq se pacavure per te fshire kembet dhe per te luftuar kedo qe te thote se nje hic nje zero me xhufke. Ata qe me te vertete jane persektutuar embajne ende koken ulur dhe kane zemren shume te madhe! Kjo vetem sepse kane arritur te falin dhe t'i japin Cezarit ate qe i takon Cezarit.
PërgjigjuPo cfar te ka bere Nasho Jorgaqi qe po vazhdon akoma .Na trego se cilin ka futur ne burg ?Po ti je pleher mor qen e bir qeni,kerkove strehim politik se gjoja te rrezikohej heta.Kush e nerr mundimin te lyej duart me nje qelbedure si ty.Burr ..v
PërgjigjuPo Agron Tufa, ku ka studiuar e ne c’vit, c’meritash ka pasur? Kjo eshte lufte spiunash.
PërgjigjuNuk po e kaperdij dot ‘Profesorin’ spiun ! ! Ne gjithe boten, ne shtetet moderne, ka agjente te sherbimeve sekrete, nder ta ka shume heronj te cilet kane sakrifikuar edhe jeten per atdheun. Ka edhe tradhetare qe kane bere loje te dyfishte, ndyresira dhe renegate te pa skrupull si Kim Philby etj. Heronje e heshtur do te nderohen gjithmone, ata ‘i grabisin’ informacione armikut dhe ja dhurojne popullit te vet. E kam shume te veshtire te kaperdij nje spiun ordiner te Sigurimit Shqiptar qe nga njera ane ushtron profesionin e nderuar te pedagogut ne universite dhe nga ana tjeter spiunon dhe informon Sigurimin me ç’ti dale perpara. Fytyre e poshter e letrave shqipe, karierist, servil me eproret dhe udheheqesit, fodull me vartesit, hipokrite me studentet, ja çmund te jete nje hafije ordinere si Nasho Jorgaqi ! Zhgenjimin pa mase te studenteve te tij kur te mesojne te verteten. Ata kane respektuar mesuesin dhe pedagogun e letersise e cila nder te tjera te meson te kesh bese dhe karakter te behesh njeri ! Figura e nje pedagogu dhe spiunlliku i çfaredo grade qofte jane te papajtueshme ne te gjitha kulturat ! Si nuk e paska kuptuar Ismail kadareja qe e kishte edhe mik ! Si mund te kemi besim te ky tip qe ka pergatitur per botim veprat e Kollosit Fan Noli ? Sa dokumente mund te kete zhdukur ky i paudhi per te qene ne rregull me shefat e vet ? Kjo ka rendesi kapitale mbasi Noli* nuk mund te analizohet fare me methodat e Realizmit Socialist. Ideologjija e ketij ‘pegagogu’, e ketij ‘bashkepuntori shkencor’ e ketij ‘profesori’ qe ishte spiun i rendomte nuk mund ta lejonte te punonte ne menyre te ndershme e profesionale ne ndermarje te rendesishme si ajo e botimit te veprave te Nolit. Nuk mund ti lihet edukimi i femijeve nje pedofili ! Per kete aresye, gjithshka qe ky ka bere per Nolin duhet kontrolluar dhe analizuar ! Kur kujtoj Profesore te mi qe me te gjitha forcat na mesonin, na udhezonin te lexonim libra te huaj, diskutonin me ne lirshem pa u dridhur fare nga diktatura e kohes (behet fjale per vitet 70); nuk mund te permbaj indinjaten dhe ndjej veç neveri per kete ‘tip te ri spiuni’, le ta quajme : Qyqar Profesor! ! Falenderoj me respekt Zotin Agron Tufa per kete dokument, megjithese i vonuar ! P.S. *Suksesi i Nolit ne karieren diplomatike qe u kurorezua ne aktin i pranimit te Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve, vendosi perfundimisht Fan Nolin ne nivelin e larte te Babait te Kombit Shqiptar, njelloj per nga rendesia historike me ate te Ismail Qemalit, ne mos me teper. Ky rol i Fan Nolit eshte zbehur pergjate vepres se tij te botuar ne Shqiperine e diktatures. Nasho Jorgaqi i eshte bindur shefave te tij qe e paraqisnin Nolin si shkrimtar dhe i kritikonin rolin e tij diplomatik ne pranimin e Shqiperie ne Lidhjen e Kombeve, ne ato shteterore e ne mbrojtje te te drejtave te shqiptareve. Kurse per rolin e Vatres dhe te Amerikes as qe behej fjale fare ! ! Keshtu per shembull eshte harruar fare lufta e Nolit gjate shkembimeve te popullates Greke ne Turqi me shqiptare muslumane çam etj. Nje padrejtesi tjeter e lene ne erresire nga diktatura. Po ndalem ketu per demet qe i ka shkaktuar Nasho Jorgaqi, me bindjet e tij te realizmit Socialist, rolit dhe figures se Fan Nolit, sepse kjo eshte nje tjeter ‘mesele’ ! Te gjitha te drejtat e ketij shkrimi jane te rezevuara.
PërgjigjuO shoku shpata lufta politike ne Shqiperi eshte fatkeqsisht nje fenomen i neveritshem dhe te funksionosh si nje ingranazh ne kete mekanizem eshte antishqiptari qe ju sherben pushtetareve te korruptuar,vegla te shovinizmit antishqiptar. Agron Tufa dhe tere tufa antishqiptare eshte e destinuar te frymoje deri ne fund te jetes si vegel e ndotur qe do te harrohen.
po dhe nusja tufes po shkruan tani,po ke ka kaspiunur na e thoni pak se nuk po e kuptojme se ky nuk ka folur ende apo i dini ju ne shtepi i mbani ne krevat te celos, ne pritje mbetemi kur ti nxirrni o plehra , por po nuk nxorret do ju pershendesim si fshat sipas tradites