Tulipani shqiptar merr status të veçantë mbrojtje, bashkia Kukës: Bima unikale do të rrisë turizmin

25 Maj 2020, 17:02| Përditesimi: 25 Maj 2020, 17:22

  • Share

Tulipani shqiptar, një ekzemplar i rrallë i bimëve endemike dhe i certifikuar ndërkombëtarisht, do të ketë statusin e mbrojtjes së veçantë. Tulipani rritet në zonën e Kukësit, ndaj bashkia dhe ekspertët e mjedisit kanë ndërmarrë nismën për ta mbrojtur.

Arben Palushi i ekspert i mjedisit shprehet se " mbrojtja një e bime kryesore si “Tulipa albanica” mbron habitatin. Ideja që ne mbrojmë habitate është më e forte se ideja e mbrojtjes së një specie të caktuar, dmth shpallet habitati si zonë në mbrojtje të natyrës direkte".

Besnik Hallaçi, drejtor i AKZM Kukës shprehet se "përveç rëndësisë shkencore është edhe bazë e mirë gjenetike edhe për të vazhduar me kultivimin pasi dihet se tregtia e tulipanëve është edhe joshje në gjithë botën, por shohim edhe mundësinë e rritjes së turizmit".

Nënkryetari i Bashkisë Kukës Vexhi Halili u shpreh për angazhimin e këtij institucioni në mbrojtjen e vlerave të tilla si një mundësi për turizmin elitar.

"Kjo bimë unikale do të rrisë interesin dhe do të stimulojë turizmin elitar" tha ai.

Ndërsa Endri Haxhiraj drejtues i Institutit të Politikave Mjedisore bëri të ditur se Këshilli Bashkiak i Kukësit ka marrë vendimin për  mbrojtjen dhe administrimin e përkohshëm të habitatit të tulipanit shqiptar.

"Ne do ta monitorojmë situatën në terren dhe do të lobojmë në ministrinë e mjedisit që mbrojtja të kalojë në nivel kombëtar" tha Endri Haxhiraj.

Tulipani i Kukësit  është zbuluar në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu Besnik Hallaçi. Deri atëherë njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani shqiptar me emrin shkencor “Tulipa Albanica” renditet i 114-ti.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 25/05/2020 17:39

    Sa i bukur..shpresojmë të mbrohet se 30 vjet eshte bere nami....30 vjet u degjenerua Flora dhe Fauna jone e shenjte qe stergjyshet tanë na i lanë trashegimi duke derdhur gjakun e tyre. Po ne sot c far jemi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?