Besnik Hallaçi
Tulipani shqiptar, një ekzemplar i rrallë i bimëve endemike dhe i certifikuar ndërkombëtarisht, do të ketë statusin e mbrojtjes së veçantë. Tulipani i zbuluar nga biologu Besnik Hallaçi, i cili vdiq ditën e sotme 2 janar 2021 rritet në zonën e Kukësit. Në një intervistë për Report TV në maj të 2020 biologu Besnik Hallaçi u shpreh se qarku i Kukësit është unik sa i përket brezave të rralla endemike të cilat kërkojnë vëmendje për të mos u shkatërruar.
Intervista e Biologut Hallaçi
"Qarku i Kukësit për vetë pozitën gjeografike që ka, ka një pasuri të madhe të biodiversitetit në përgjithësi dhe bimë të veçanta. Gjatë punës hulmutuese nga grupe botanikësh por dhe na grupi ynë është bërë i mundur identifikimi i një lloji të ri endemik të florës. Treva e qarkut të Kukësit gjithnjë paraqet surpriza. Gjatë këtyre 10 ditëve të fundit janë identifikuar dhe 15 lloje të tjera të cilat nuk kanë qenë të pasqyruara në florën e Shqipërisë" tha Besnik Hallaçi tha në maj të 2020.
Tulipani i Kukësit është zbuluar në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu Besnik Hallaçi. Deri atëherë njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani shqiptar me emrin shkencor “Tulipa Albanica” renditet i 114-ti. Në qarkun e Kukësit këto bimë endemike të rralla gjenden në malet e Gjalicës, në malet e Hekurave në Tropojë, në bregun e liqenit të Fierzës deri në Pashtrik të Hasit si dhe në Qafën e Luzhës në rrethin e Tropojës.
Lajmi kryesor: