Tulipani shqiptar merr statusin ‘monument natyre’! Drejtori i ADZM: S’do jetë më i kërcënuar nga minierat

15 Mars 2023, 19:00| Përditesimi: 15 Mars 2023, 19:06

  • Share

“Tulipani Shqiptar” që rritet në fshatin Surroi të Kukësit do të mbrohet nga shteti, 20 vite pasi bima endemike u zbulua nga biologët në Surroi të Kukësit. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Kukës Lefter Gjana, thotë se me vendimin e fundit të qeverisë zona ku rritet tulipani do të ketë zhvillim dhe ruajtje të veçantë.

“Statusi është lajm i mirë se rrit mbrojtjen nga kërcënimet e mundshme, siç është aktiviteti minerar në zonë”, tha Lefter Gjana Drejtor ADZM Kukës

Tulipani do të ketë  monitorim të vazhdueshëm sidomos në periudhën e lulëzimit.

“Nga ana jonë do ketë monitorim të vazhdueshëm dhe të gjatë për të parë ecurinë e kësaj bime”, tha më tej Gjana.

”Tulipa Albanica” është zbuluar në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu i ndjerë Besnik Hallaçi, i cili kishte punuar disa vite për certifikimin e bimës endemike nga Federata Botërore e Florës dhe Faunës.

“Tulipani Shqiptar” me ngjyrë të kuqe e të verdhë rritet në 800 metra lartësi mbi nivelin e detit në një sipërfaqe prej 35 hektarësh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 15/03/2023 19:32

    Tani fusni dhe shqiptaret ne status monument ,se na shfaroset me keto rruge,me keto ilace,me keto ushqime dhe me keto cmime stratosfere,dhe bashke me tulipanin,vjosen dhe xhubleten na shpetoni edhe ne nje grusht shqiptare qe kemi mbet ketu pa emigruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?