‘Tullumbace me azot’, Britania i shpalli të paligjshme, prej 8 nëntorit përdoruesit dënohen me 2 vjet burg! Historiku, kur u zbulua ‘gazi për të qeshur’ dhe efektet

18 Tetor 2023, 18:17| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 18:33

  • Share

Duke filluar nga data 8 nëntor, përdorimi i oksidit të azotit që konsumohet prej të rinjtë si ‘tullumbace me azot’ do të jetë i paligjshëm në Britaninë e Madhe. Substanca do të futet në listën e lëndëve të kontrolluara nga ligji që rendit listën e drogave në Mbretërinë e Bashkuar. Deri në dy vite burg parashikohet për të gjithë ata që e përdorin, ndërsa dënimi maksimal për tregtarët është dyfishuar në 14 vjet.

Britania bëhet kështu vendi i dytë i madh në Evropë që e konsideron të paligjshëm  konsumimin nga qytetarët të ‘tullumbaceve me azot’. Franca e cila e ka marrë këtë vendimin qershorin e vitit 2021 ka sekuestruar deri më tani miliona litra.

Në Evropë janë ende vende që e lejojnë përdorimin e oksidit të azotit për qëllime zbavitëse, si në Suedi apo Holandë, por edhe në këtë vende shqetësimet janë në rritje. Australia dhe shumica e shteteve në SHBA e dënojnë me burg përdorimin.

Por çfarë është oksidi i Azotit dhe si u përdor për herë të parë tek njeriu?

Ishte vitit 1772 kur shkencëtari anglez Joseph Priestley e zbuloi, vite më vonë shkencëtari Humphry Davy e aplikoi gazin tek vizitorët e institutit ku punonte dhe pasi pa efektet zbavitëse te njerëzit që e thithën, ai shpiku termin "gazi për të qeshur". Në fillim u përdor kryesisht për zbavitje, por më pas gjeti përdorim më shkencor si një anestetik në stomatologji klinike dhe mjekësi.

Përdorimi i oksidit të azotit është shndërruar në një problem madhor vitet e fundit. Nga 2016-a gazi u bë shumë i aksesuesshëm në dyqane, me një çmim tepër të lirë për masat. 

Numri i raportimeve për gjendje të rënduar azotit nga 5 në vitin 1978, shkoi në 30 në vitin 2021. Lënda shkakton pasoja në fertilitetin, rrit mundësinë nga prekja e kancerit të qafës së mitrës, sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë, efekte negative në funksionin e palcës së eshtrave apo dhe reagim imunitar të zvogëluar.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?