TIRANË- Deputetët e komisionit të shëndetësisë miratuan në parim ndryshimet ligjore që i hapin rrugë përfshirjes së protoksidit të azotit në listën e lëndëve prikotrope të ndaluara për përdorim. Amendamentet u prezantuan në Komision nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se rastet e përdorimit të tollumbaceve me oksigjen nga të rinjtë ishin kthyer në shqetësim dhe bllokimi nga policia në shumë raste ishte bërë pa bazë ligjore ndaj duhet zgjidhur ky ngërc.
“Të ulim sa të mundemi numrin e personave që bien në grackën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope si një lëndë e dëmshme për shëndetin atyre që e përdorin dhe shëndetin e shoqërisë sonë. Policia e Shtetit prej momentit të parë kur Kuvendi më ka ngarkuar detyrën si ministër më ka përcjellë shqetësimin e përdorimit nga të rinjtë të disa lëndëve psikotrope nuk përfshiheshin në listën që kemi në dispozicion, ku ndër të vlerësohet si i dëmshëm oksidi i azotit. Konfirmohet nga ekspertë si një lëndë që sjell probleme shqetësues për shëndetin, përfshirë edhe ato të natyrës neurologjike. Policia ka bërë sekuestrimin e bombolave të dyshuara të mbushura me këtë gaz për të shmangur përdorimin e paautorizuar të kësaj lënde për qëllim përfitimi.
Kemi përcjellë dy shkresa, propozime për ndryshimet në projektligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope. Është ky shqetësim që kemi, përfshira e azotit dhe disa substanca të tjera, sugjerojmë të përfshihen në listën e lëndëve te ndaluara. Krijohet mundësia e abuzimit, dhe rritjen e rasteve problematike, përfshirë biznese të aksesueshëm nga të rinjtë. Nuk dua që këto lëndë të ndalohet futja e tyre në Shqipëri, por përdorimi i tyre si lëndë psikotrope të ndalohet me ligj.
Në thelb është që N2O, peroksiodi i azotit të shpallet e jashtëligjshme. Nuk dua të ndaloj futjen e tyre në shqipërti, nuk e kam këtë tagër, por si lëndë psikotrope, pasi jam infomruar se përdoret për prodhimin e lëndeve të tjera jopsikotrope. Përdorimi i shtuar i peroksidit të aoztit është bërë shqetësim edhe në BE që janë në rrugë e sipër për ta ndaluar. Shqipëria ka për detyrim përmirësimin e listës, sic e bëjnë vendet anëtare dhe ato aspirante të BE”, tha Balla.
Por deputeti i opozitës Tritan Shehu, tha se ishte kundër draftit të prpozuar nga qeveria, dukë nënvizuar se protoksidi i azotit është përdorur si anstezik prej shumë vitesh. Ai tha këto ndryshime ligjore janë një përpjekje për të hequr vëmendjen nga miratimi i ligjit që lejon përdrimin e kanabisit mjekësor.
Ju kërkoni që ta fusni kanabisin, por po bëni krim, është një drogë. Ne sot kemi 80 mijë përdorues droge, kanabisi fillon që 10 vjeç. Është një ligj artificial dhe është i gabuar të futet. Jeni kundër papaverit dhe hapni rrugën e kanabisit, a mund të më japë diskush shpjegim mejkësor. Papaveri përdoret si prekusor në shumë medikamente, por kanabisi nuk ka asnjë. Do e votoj kundër. Protoksidin e azotot, I pari që e kam përdorur në Shqipëri. Substancë anestologjike e shkelqyer. E përdorur që në 1842 si anestezik. Por të poërdoret jashtë klinikave, në rrugë ështe e papranueshme. Mund të japë edhe arrest kardiak. Sepse zëvendëson oksigjenin. Këto ndryshime janë një taktike për të futur kanabisin, të tjerat janë kot.
Ndërkaq momente të tensioneve mes opozitës dhe maxhorancës janë shfaqur edhe në komision, ku kryetarja Zheni Gjergji nuk i dha fjalën depoutetit të PS Metaj Metaj.
Komisioni i Shëndetësisë ka miratuar në parim futjen e oksidit të azotit në listën e lëndëve psikotrope. Me këto ndryshime ligjore pritet ndalimi me ligj i oksidit të azotit si lëndë psikotrope, i cili po përdoret gjerësisht nga të rinjtë.