Tollumbace me oksid azoti shitet lirshëm në lokalet e Tiranës, ministri Balla: Hyn në Shqipëri lirshëm me doganë! Do e ndalojmë me ligj

21 Shtator 2023, 12:27| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 16:24

  • Share

Përdorimi i tollumbaceve me oksid azoti, një lëndë e cila u ofrohet lirshëm të rinjve në lokalet e Tiranës sikur të ishte një pije e zakonshme së shpejti do të ndalohet me ligj.

Nga foltorja e Kuvendit Ministri i Brendshëm Taulant Balla lajmëroi dhe ndryshimet ligjore, të cilat këtë lëndë e cila hynte lirshëm në Shqipëri madje dhe me doganë e përdorej dhe nga stomatologët për ndërhyrje tek të fëmijët, do të kategorizohet si drogë.

“Kjo lëndë ka hyrë prej vitesh në Shqipëri duke paguar doganën por po e bazojmë veprimtarinë tonë goditëse në disa konventa të OKB-së që e konsiderojnë atë si lëndë që duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimi të saj. Është përdorur kryesisht në klinika stomatologjike për moshat e vogla për të lejuar mjekun stomatolog për të bërë ndërhyrje tek fëmijët"  tha Balla nga foltorja e Kuvendit.

Report TV solli me zë e figurë dëshmi sesa lirshëm dhe një çmim prej 300 lekësh mund të sigurohet tollumbacja me azot nëpër lokale të Tiranës që frekuentohen nga të rinjtë. Derisa të ndryshohet ligji aksioni i ndalimit do të bazohen tek disa konventa ndërkombëtare. 

Policia po e bazon goditjen e vet në disa konventa të OKB-së në mungesë të legjislacionit që ne do e sjellim shumë shpejt në kuvend për ta klasifikuar edhe këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar edhe pse ligji e ka lejuar"

Edhe në Britaninë e Madhe kjo lëndë po kërkohet të kategorizohet në grupin e drogave si kanabis dhe së shpejti do të ndalohet me ligj pasi po konsumohet në masë tek të rinjtë duke shkaktuar efekte varësie dhe më pas kalimin në përdorimin e dozave më të rënda si kanabis, kokainë e heroinë.

Hyrja në treg e drogave të reja nxjerr nevojën dhe të ndryshimit të ligjit dhe të listës së barnave që konsiderohen drogë dhe janë të ndaluara. 

Policia po punon të identifikojë si drogë dhe drogat xhelatinoze apo sintetike të cilat prodhohen në laborator.

"I kam kërkuar policisë të identifikojë të gjithë llojet e lëndëve narkotike apo dhe lëndë të tjera që në legjislacionin shqiptar nuk konsiderohen si lëndë narkotike por që janë kthyer sot në një trend të rrezikshëm të përdorimit dhe krijimit të varësisë së fëmijëve" tha Balla.

Ndërkohë SHBA po përballet me sfidën e drogave sintetike operike që vijnë nga Kina.  Gjatë vitit 2022 në SHBA ndodhën 110 mijë vdekje për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike e overdozës, 2/3 e tyre shkaktohet nga përdorimi i drogës sintetike operike që vjen nga Kina, shkon në Meksikë dhe hyn në SHBA. Në Europë kjo drogë nuk ka hyrë ende.

Edhe në Shqipëri, tha Balla po bëhen përpjekje për tu futur droga të reja.

"Gjatë kësaj vere u goditën një sërë grupesh kriminale që tentuan të fusin droga në Shqipëri përveç atyre që njihen tradicionalisht. Gjatë operacionit kombëtar “Tempulli” u arrit të identifikoheshin dhe droga që kanë hyrë në Shqipëri nga vende të sigurta si SHBA e Kanadaja"

Ndërsa shumë shpejt lajmëroi se në Kuvend do të mbërrijnë dhe ndryshimet në Kodin Penal që parashikon rritje të dënimit për shpërndarësit e drogës. Por për të bërë këto ndryshime kërkohen 3/5 e votave të Parlamentit, prandaj Balla kërkoi ndihmën e opozitës

"Ndjesia e shtetarit duhët të prevalojë mbi nevojën e të politikanit. Besoj që deputetët e Kuvendit edhe pse kërkon 3/5 të anëtarëve të kuvendit të mbështesin ndryshimet që ne duam për të garantuar që çdo keqbërës, shpërndarës droge që i afrohet shkollave të marrë një ndëshkim shumë të ashpër, edhe pse nuk e fsheh që parashikimet në Kodin Penal janë më të arshpra. Por është rrethanë sigurie."

Balla ftoi opozitën të jetë krah maxhorancës edhe për të çuar para paketën e sigurisë në shkolla.

“Nuk është oborri i shkollës perimetër i sigurisë por të gjithë rrugët dhe rrugicat rreth shkollës.Duhet të ndërhyjmë me forcë kundër përdorimit të lëndëve narmotike. Të rinjve i rrezikohet një e ardhme më e mirë nëse ne nuk ndërhyjmë me forcë kundër përdorimit të lëndëve narkotike. ”

Dhe në luftën kundër shpërndarjes së drogës kërkohet dhe ndihma e qytetarëve për të identifikuar shpërndarësit e drogave tek të rinjtë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao depsezi: 21/09/2023 12:50

    O Tao ke shume e shume gjera per te bere para se me shku te tullumbacet...ke super kriminele qe po pushtojne Tiranen dhe e kan blloku Shqiperine nga krimi...je fallco pz

    Përgjigju
    • Agroni: 21/09/2023 15:58

      Zoti minister nderprit lidhjet e krimit ke 80 te vrare te zhdukur ne vlore e po vriten akoma si policia e vlores dhe prekuroria i dine pse nuk i arestoni vrasesit po i lini te bredhin me polica e prekurore policia kriminale i di te gjitha vrasjet kush i bene dhe kush i ka bere por u marin leket keto shiko ti pike se pari po preve keto pret dhe drogen se keta e shesin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?