TIRANË- Një ndërhyrje e vështirë është realizuar me sukses në pavijonin e Mjekësisë, ku është kryer një ndërhyrje e rrallë.
Një vajze të re 35-vjeçare i është hequr tumori 7 cm të mbiveshkores së majtë falë operacionit duke i dhënë fund një kalvari të gjatë vuajtjesh.
“Histori suksesi! Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një vajzë e re 35-vjeçare, ka dalë me sukses nga një ndërhyrje e rrallë, falë koordinimit të shkëlqyer të ekipeve mjekësore për diagnostikimin, trajtimin dhe operacionin e shkallës së lartë të vështirësisë. Pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses. Punë e shkëlqyer e Prof. Arben Gjata, Prof. Krenar Lila, Prof. Mihal Tase, Prof. Margarita Gjata, Dr.Dritan Reovica, Dr.Ardit Kaçani, Dr. Pranvera Shkëmbi dhe infermieret: Manada Cani, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.
Mjekët tregojnë se ndërhyrja dhe rikuperimi pas operacionit shkuan shumë mirë.
“Operacioni shkoi me sukses, tensioni është stabilizuar. Vajza nuk do ketë më probleme me tensionin që ishte shkak i kësaj sëmundje”, tha profesor Arben Gjata, Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë Digjestive të QSUT.
“Pas operacionit ishte mirë, e sëmura kaloi pa komplikacione, ne ndërhymë për të shmangur komplikacionin më të vogël se do e rëndonte shumë, do të vazhdojë trajtimin për patologjitë e tjera”, tha Krenar Lilaj, Shef i Shërbimit Anastezi-Reanimacion, QSUT.
Po leket kjo I ka pagu para apo pas operacionit. Gjithsesi hallall do ja kete bere se paska dal me sukses, maj men une qe ky profesori beri nji pacient per tumor ne zorre te trashe dhe doli keq fare pacienti, nuk I pushonte hemorragjia dhe e futi prap ne operacion dhe i hoqi shpretken. Kish pagu ai personi vetem 500 mije leke te vjetra kshu bakshish
Përgjigju