Kronikë

'Tuneli i Krrabës si pistë avionësh', pezullohen 9 patenta! Policia: Po lëviznin me 147-182 km/h

19 Nëntor 2019, 17:30| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 17:34

  • Share

TIRANË- Drejtimi i mjetit me shpejtësi tepër të lart është shndërruar në një fenomen shumë shqetësues, duke u bërë burim aksidentesh me pasoja vdekjeje. 

Vetëm ditën e sotme, policia rrugore ka pezulluar 9 patenta, pasi nga ora 07:00-15:00 në Tiranë-Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas, këta drejtues kanë lëvizur me një shpejti nga 147 km/h deri në 182 km/h.

"Të qarkullosh me mjet s'do të thotë që të të duket si pistë avioni apo makina. Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm deri në këto momente, kontrolle të pandërprera në Tiranë-Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas.

9 patenta të pezulluara për shpejtësi të evidentuara gjatë kontrolleve me prej orës 07:00 deri në orën 15:00. Shpejtësi që varionin nga 147 km/h deri në 182 km/h. Shpejtësi që të vret jetë", njofton policia rrugore.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ari: 20/11/2019 06:31

    Te vendoset radar i perhershem (automatik) ne hyrjet dhe gjate tunelit, si gjithe vendet evropiane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?