Manja dhe Rama

Tuneli i Murrizit drejt fundit, Rama paralajmëron hapjen më 31 dhjetor

8 Gusht, 15:48| Përditesimi: 8 Gusht, 15:54

  • Share

Pas tunelit të Llogorasë, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se së shpejti do të jetë gati një tjetër tunel, ai i Murrizit në Rrugën e Arbrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se punimet në tunelin e Murrizit do të përfundojnë së shpejti dhe se në 31 dhjetor pritet inaugurimi i kësaj vepre infrastrukturore.

Në postimin që paralajmëron hapjen e tunelit, kryeministri Rama shihet së bashku me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja i cili më herët ka qenë drejtues politik në qarkun e Dibrës.

'Në Livadh, Himarë, beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogarasë, ku dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit në pasqyrën e ajfonit, “Gzoju për verë me tunelin 2 or ka Tirona, se erdh 31 dhjetori e do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi dimrit nji or larg Tirone.'- shkruan Rama.

Tuneli i Murrizit është i gjatë 3.7 kilometra dhe punimet kanë nisur në maj të 2019-ës. Ritmet kanë qenë të ngadalta për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?