Tur në Kukës dhe Tropojë me të rinjtë, ambasadori britanik Abbott: Mbretëria e Bashkuar është partneri juaj, besojmë te potenciali i Shqipërisë!

9 Tetor, 18:34| Përditesimi: 9 Tetor, 18:47

  • Share

Ambasada Britanike në Shqipëri njoftoi se nisi turin duke vizituar Kukësin më 8 Tetor, ndërsa Tropojën më 9-10 Tetor.

“Ne po dëshmojmë partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përmes mbështetjes britanike për të ardhmen e veriut të Shqipërisë duke u fokusuar tek të rinjtë”, njofton ambasada.

Ky tur i Ambasadës nxjerr në pah nismat e rëndësishme të financuara nga Mbretëria e Bashkuar në këtë rajon, të cilat përqendrohen në nxitjen e inovacionit, arsimit, sipërmarrjes dhe krijimit të vendeve të punës. Banorët do të mësojnë për mundësitë për të marrë pjesë aktive në këto nisma.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott tha gjatë vizitës së tij në Kukës:

“Mbretëria e Bashkuar është partneri juaj për rritjen ekonomike dhe sipërmarrjen. Ne besojmë në potencialin e Shqipërisë dhe jemi të angazhuar të punojmë me ju si Partnerë për Përparim.”

Si pjesë e këtij turi, Ambasada Britanike po thekson gjithashtu edhe suksesin e pesë të rinjve, të cilët kanë vendosur ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, duke treguar ndikimin pozitiv të bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Irda, 26 vjeçe, gazetare nga Kukësi tha:

 "Të rinjtë në Shqipëri shpesh konsiderohen si të pashpresë, por është komplet e kundërta për mua. Të rinjtë shqiptarë janë punëtorë të palodhur, ata thjesht nuk e kuptojnë se më e mira është në vendin e tyre. Unë mendoj se ju mund të jeni të suksesshëm edhe këtu, duke nisur me hapa të vegjël”.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?