Këto që shihni janë 5 vepra të 4 studentëve të Universitetit të Arteve, të cilët do të mbrojnë diplomën këto ditë të nxehta korriku. Dyert për ekspozitën e tyre, tashmë janë tej e tej e tej të hapura. katër artistë kanë startuar tek qendra e re e artit “Turbina” për të ekspozuar krijimtarinë në hapësira që nuk i kishin imagjinuar më parë.
Studentët e degës Atelier Skulpturë Qeramikë: Marcela Llana, Osman Zamani, Anxhela Hidri dhe Erald Paci, ndihen të lehtësuar me hapësirat e reja. Veprat e tyre kanë pushtuar mjediset e jashtme dhe katin e dytë të qendrës multifunkisonale të artit “Turbina” që nga data 2 korrik dhe do të jenë të ekspozuara deri në datën 16 korrik deri në orën 20.30.
Që nga dita e hënë, kur u promovua qendra e re e artit nga kryeministri, Edi Rama, dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, studentët e arteve pamore janë ndjerë të gëzuar. Ata shprehen se tek “Turbina” veprat e tyre shfaqen shumë më tërheqëse dhe me vlerat origjinale që kanë. Ekspozita e katër studentëve u mundësua nën drejtimin e skulptorit të shquar prof. Sadik Spahija dhe lektorit Ergys Krisiko.
Vetëm një vit më parë, kjo ndërtesë që sot mban emrin “Turbina” ishte një gërmadhë, me makineri që nuk funksiononin, me një gjysmë oborri të mbushur me rrangulla e makina. Nuk shërbente për asgjë. Sot është kthyer në skenën më të re artistike të kryeqytetit. Ekspozita e studentëve ka mundësi të shtrihet në të gjitha mjediset e saj, pavarësisht se kati i dytë i ndërtesës i dedikohet artit vizual dhe artistëve, që do të gjejnë aty ambientet e tyre të punës përpara shfaqjeve.
Ndërsa hyn brenda “Turbinës”, në korridoret e populluara nga skulpturat, rruga drejt skenave teatrale krijon një lidhje harmonike me spektaklin apo ekspozitën që ofron.
Artistët shprehen se janë të gëzuar që diplomat e tyre do prezantohen në këtë skenë. “Skena e re tek “Turbina” na ofron një ndjesi të re artistike.”, shprehet Marcela LLana, e cila vjen në këtë ekspozitë me një vepër interesante që duket s’e ka të domosdoshme të qëndrojë në një hapësirë të zgjeruar. Bëhet fjalë për tri nudo tepër të shëndosha, e megjithatë artistikisht joshëse.
Vepra në skulpturë e Marcela Llanës
Nudoja është gjithmonë një temë e vështirë, dhe studimi për të merr një rëndësi të madhe në Universitetin e Arteve. Për Marcela Llanën, zgjedhja e punimit të diplomës është një Nudo Formoze Oversized, por që mbi të gjitha është e bukur. Ka 2 arsye përse ajo e bëri këtë zgjedhje, së pari: në historinë e artit janë të shumtaë rastet kur artistët kanë zgjedhur të bëjnë objekte të punës së tyre “lakuriqësinë” e femrës. Nudot e femrave në skulpturë kanë ecur paralelisht me njeriun si kulte riprodhimi që sigurisht janë edhe të tilla. Vepra e saj, pavarësisht si konceptohet është krijuar për të treguar një femër formoze që shkëlqen, që rrezaton, që është e lumtur, por që sigurisht ka dhe aftësine të krijojë jetë. Është quajtur lakuriqësi sepse përtej nuditetit ekziston një prirje për ta parë femrën të zhveshur nga mistikja, nga ajo që është hermetike gjë të cilën e imponon shoqëria sot.
Se dyti, ne rrjedhën e kohës shoqëritë kane krijuar modele që duhen ndjekur, por pa patur kritere të mirëpërcaktuara pranimi.
Vepra e Osman Zamanit
Puna e tij e diplomës konsiston në "Punën pa Fryt", duke iu referuar Mitit të Sizifit. Në mit procesi vjen si pasojë e dënimit, ndërsa në ditët e sotme paralelizohet në punët e pafrytshme që detyrohemi të bëjmë të shtyrë nga presioni i ditës dhe i ashtuquajturi kapitalizëm. Miti është koherent dhe në ditët e sotme dhe Osmani e ka paraqitur si lojë rrotulluese në të njëjtin bosht veprimi. Dënimi që iu është transmetuar dhe në brezat e tjerë atyre që do të vinin pas. Edhe pse jo koshiente edhe pa bere asgjë të dënueshme ne tashmë e mbajmë mbi supe dhe rëndon akoma. Është e ngjeshur si hija poshtë këmbëve tona, pra ne jemi të dënuar të përsërisim vetveten. Ndaj në thelb ne jemi po të njëjtë me paraardhësit tanë. Mund të ndryshojmë mënyrë jetese, kushtet mirëqenien, por prapë mbetemi të njëjtë.
Vepra e Anxhela Hidrit
Gravitet- një fenomen apo forcë e natyrës, e cila të gjitha objektet me vëllim dhe peshë i tërheq në qendër të tokës. Ajo çka e individualizon çdo njeri te rrugëtimi i tij e në kohë, historia që ai lë pas, eksperiencat që kalon, vendi ku rritet dhe zhvillohet psikologjikisht. Të gjitha këto përcaktojnë atë që ai është sot. Mbi idenë e universit, unë krijova universin tim, kujtimet dhe mendimet e mija. “No Gravity” qëndron si një kub statik i palëvizshëm, duke krijuar kështu idenë e një kujtimi i cili ka lënë gjurmë në mendjen e saj, dhe sado vite që të kalojë ai kujtim do mbetet aty. "No Gravity " mundohet të imitojë këtë kujtim, që mund të jetë dhe i shumë individëve të tjerë. Ashtu siç funksionojnë në vetvete të shumtë kujtime, mendime dhe ndjenja. Ajo është një pjesë e saj intime që më përket vetëm mua. Një copëz kujtimi i shkëputur nga mendja e saj e kthyer ne 3Dimensionalitet. Anxhela, transmeton një fragment në kohë e cila tanimë nuk ekziston, por është e gjallë në mes të qindrave kujtimeve apo imazheve fotografike që truri arkivon. Donte të përcillte le të themi diçka intime me sinqeritetin e një fëmije. Krijoi diçka me bazën e emocionit që të ketë po ketë qëllim.
Dy veprat e Erald Pacit
Vepra 1: E ka titulluar “Unë jam”. Frymëzimi dhe krijimi i kësaj vepre ka lindur nga pena dhe simbolika e saj. Duke e analizuar si objekt, pena është ura lidhëse midis mendimit dhe formës se tij fizike(të shkruar). Kjo gjë lidhet me karakterin e tij, pasi e sheh që e gjen më shumë veten në punë dhe kërkon që veprat të shprehin atë që Eraldi ndonjëherë nuk mundem ta thotë me fjalë.
Vepra 2: Frymëzimi i kësaj vepre lidhet drejtpërdrejt me shekullin ku po jetojmë, me zhvillimet gjithnjë e me teknologjike që po ndërthurin jetën tone. Gjithnjë e më shumë e sheh këtë si një mungese të komunikimit midis qenieve njerëzore, ku gjithçka është bërë më e ftohtë, ku emocionet iu kanë lënë hapësirë ekraneve të celulareve apo PC-ve për t’u shprehur. Për këtë arsye në forme ironike, ai kërkon që vepra e tij të bëhet simbolika e një obelisku, në këtë rast "Obelisku i fjalës së shekullit të 21-të", ku të gjitha informacionet përthithen dhe vdesin në hapësirën që nuk shprehen.
......