Turbulencat e forta kanë shkaktuar panik dhe kaos gjatë një fluturim të Delta Airlines nga Milano. Avioni u detyrua të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta, pasi njëmbëdhjetë persona u plagosën.
Mbrëmjen e djeshme turbulencat kanë shkaktuar panik në bordin e avionit Delta Airlines, që mbante 151 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit.
Fluturimi komod dhe pa probleme i premtuar, duket se nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar, pasi 11 persona mbetën të plagosur nga turbulencat e fuqishme që tronditën avionin rreth 40 milje në veri-lindje të aeroportit të Atlantas.
Në deklaratën e linjës ajrore thuhet se Airbus A350 u ul pa probleme pak para orës 19:00.
“Anëtarët e Ekipit të Kujdesit të Delta po mobilizohen për t’u lidhur me klientët në Fluturimin Delta 175, i cili përjetoi turbulenca të rënda përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Atlanta. Prioriteti ynë është të kujdesemi për klientët tanë dhe ekuipazhin që pësuan lëndime. U jemi mirënjohës reaguesve të parë që mirëpritën avionin dhe ofruan ndihmë mjekësore dhe që transportuan të plagosurit në spital. Për momentin nuk dihet shkalla e plagëve të të shtruarve”, tha Delta Airlines në një deklaratë.