Rreth 12 pasagjerë u plagosën, pasi avioni 'Qatar Airways' nga Doha në Dublin u godit nga turbulencat.
Avioni i cili u ul në Dublin pak para orës 13:00 me orën lokale, u prit nga shërbimet e urgjencës, duke përfshirë policinë e aeroportit dhe departamentin e zjarrfikës.
Sipas një deklarate nga Aeroporti i Dublinit, gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u plagosën.
‘Fluturimi QR107 i Qatar Airëays përjetoi turbulenca gjatë fluturimit mbi Turqi’, thuhet në deklaratë.
Në fillim të kësaj jave, më 22 maj në një incident të ngjashëm, një britanik vdiq në një fluturim të 'Singapore Airlines' pas turbulencave të forta në një udhëtim Heathrow-Singapore.