Turbulenca të mëdha në mbi 8 mijë metra mbi Adriatik, avioni bën ulje të detyruar në Romë! Plagosen 2 persona

21 Gusht, 15:58| Përditesimi: 21 Gusht, 16:03

  • Share

Një avion i nisur nga aeroporti i Korfuzit me destinacion Londrën është përballur me turbulenca të mëdha, ditë teksa ishte duke fluturuar mbi detin Adriatik.

Sipas TgCom, ngjarja ka ndodhur më 19 gusht rreth orës 13:00, ku avioni me 181 persona në bord, 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, ishte duke fluturuar me 779 kilometra në orë në një lartësi 8588 metra kur u përball me turbulencat.

Dy stjuardesa u lënduan, njëra prej të cilave dyshohet se ka pësuar frakturë në këmbë. Në këtë situatë, piloti vendosi të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Romës.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve ka bërë të ditur se ka nisur një hetim mbi këtë rast pasi dyshohet që pilotët mund të kenë nënvlerësuar radarin e motit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?