Avioni Singapore Airlines

Turbulencat e forta goditën avionin Singapore Airlines! Pasagjerët: U duk sikur i gjithë ferri shpërtheu në bord

22 Maj, 11:40| Përditesimi: 22 Maj, 11:43

  • Share

Pasagjerët e një fluturimi të “Singapore Airlines” të goditur nga turbulenca të forta përshkruan makthin që përjetuan në kohën kur ndodheshin në ajër të martën e 21 majit.

Ata thanë se i gjithë ferri shpërtheu në bordin e aeroplanit Boeing që mbante 229 pasagjerë dhe ekuipazh.

Shumë pasagjerë ishin duke ngrënë mëngjes në momentin e ngjarjes.

Më pas, rreth 10 orë pas fluturimit nisën edhe turbulencat e forta.

“Avioni thjesht u ndje sikur ra. Ndoshta zgjati vetëm disa sekonda, por më kujtohet qartë se pashë këpucë, iPad dhe iPhone, jastëkë, e pjata që fluturonin në ajër dhe përplaseshin në tavan”, thanë pasagjerët.

Nga turbulencat në avionin e linjës Londër-Singapor, një burrë humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?