'Turgut Ozal' fton mësuesit në konferencën ‘Education Today’

3 Shkurt 2022, 11:40| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 13:03

  • Share

Institucionet arsimore "Turgut Ozal" organizojnë prej 6 vitesh konferencën "Education Today", e cila lidh, zhvillon dhe mbështet profesionistët në fushën e  mësimdhënies brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.

Kjo konferencë vjetore  mbledh së bashku mijëra mësues jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet fqinje. Edicioni i 6-të i kësaj konference do të zhvillohet virtualisht edhe këtë vit për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19-të dhe do të jetë i hapur për të gjithë mësuesit nga e gjithë bota, por kryesisht ata nga Shqipëria.

Qëllimi i konferencës është të krijojë një ndërgjegjësim më të madh për metodologjinë moderne të mësimdhënies dhe aftësitë e mësuesit në shekullin e 21-të. Në konferencën e vitit të kaluar, ku mori pjesë ekskluzivisht si i ftuar i veçantë Z. Andreas Schleicher - Drejtor i Provimit PISA dhe Departamentit të Arsimit të OECD, i cili mbajti edhe fjalën e hapjes, pati një rekord prej rreth 3000 pjesëmarrësish nga 62 vende të ndryshme të botës.

Tema e këtij viti është "Të parashikojmë arsimin e së ardhmes", me pjesëmarrjen e 8 folësve nga vende si SHBA-ja, Anglia, Japonia, Australia, Hungaria dhe Spanja. Folësit janë mësues trajnerë, profesorë të Universitetit të Harvardit dhe Oksfordit, politikë-bërës arsimorë, ekspertë arsimorë të Bashkimit Evropian, folës të TED Talks dhe  pjesëmarrës në konferencat ndërkombëtare.

Folësit do të referojnë lidhur me mënyrat e ndryshme të përgatitjes së nxënësve dhe mësuesve për arsimin e së nesërmes dhe përdorimin e teknologjisë në funksion të zgjerimit të njohurive të tyre, përdorimin e inteligjencës artificiale në arsim dhe ripërcaktimin kritereve të zhvillimit profesional të mësuesve.

Regjistrimet për konferencën e këtij viti  janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë mësuesit nga e gjithë bota . Mësuesit, administratorët e shkollave dhe edukatorët do të mund ta ndjekin këtë konferencë online dhe mënyrë interaktive nga komoditeti i shtëpive të tyre. Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata në fund të konferencës. Regjistrimi mund të bëhet në faqen e konferencës: Educationtoday.edu.al

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?