Drafti për asociacionin krijon tension në Beograd! Rama: Ia kam dorëzuar Macron dhe Scholz! Vuçiç heq kufjet dhe tenton të ikë: Ata s’janë kumbarë

7 Korrik 2023, 19:22| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 22:57

  • Share

BEOGRAD-  Me tensione është zhvilluar konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Beograd. Shkak për tensionin është bërë drafti i hartuar nga qeveria shqiptare për asociacionin me komuna serbe në veri të Kosovës. Kryeministri Rama shpjegoi se draftin ua ka dërguar dy kumbarëve, siç ai cilëson presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Këtë draft, Rama tha se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do ta kërkojnë për ta lexuar.

“I është dorëzuar dy kumbarëve, Macron dhe Scholz dhe Michel. Dhe kaq. U takon palëve që ta kërkojnë ta lexojnë apo jo, ta konsiderojnë apo jo”, tha Rama.

Mirëpo, Vuçiç nuk e priti mirë termin ‘kumbarët’ të përdorur nga Rama, duke thënë se Scholz dhe Macron nuk janë kumbarë. Ai hoqi kufjet dhe tentoi të largohet, mirëpo e dëgjoi deri në fund përgjigjen e Ramës.

“Në fakt atyre që iu është paraqitur statuti nuk janë kumbarë, por ekipi i menaxhimit të Serbisë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe gjithçka që është arritur në gusht të 2015. Nuk ka askënd tjetër në përputhje me rregullat e ligjshme që është i detyruar të paraqesë një statut apo të marrë pjesë në hartimin e këtij statuti përveç ekipet drejtues serb", tha Vuçiç.

"Ata janë kumbarë të planit franko gjerman, jo të statutit. Se plani franko gjerman e ka bërë Franca dhe gjermania s’besoj se e ka bërë Serbia ", tha Rama.

"Këtu nuk quhen kumbarë njerëz që imponojnë disa vendime", tha Vuçiç.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk duhet nënvlerësuar përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa theksoi nuk ka asnjë rrugë tjetër veç zbatimit të planit franko-gjerman për të normalizuar situatën mes dy vendeve. Nga ana tjetër Vuçiç tha se Kosova duhet të largojë policinë dhe kryetarët nga komunat në veri të Kosovës.

Në konferencë u fol edhe për Open Balkan, ku Vuçiç theksoi se do të ketë sërish takime, madje në nëntor do të ketë një panair në Beograd. Me vizitën në Serbi, Rama përmbylli turin e takimeve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.

Ora 22:58
FOTO + VIDEO/ Vendi ku darkuan Rama dhe Vuçiç! Ja kush iu bashkua tjetër

Pas konferencës për shtyp, e cila pati edhe tensione, kryeministri Edi Rama ka darkuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Gazetari i Report Tv, Ermal Qori, i cili ndodhet në Beograd, ka siguruar foto dhe video nga vendi ku u darkuan, ndërsa Ramës dhe Vuçiç i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill.

Në video, vihet re që në darkë ka qenë edhe Alex Soros, djali i George Soros.

Me vizitën në Serbi, Rama përmbylli turin e takimeve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.

1688765937_E4ECDE4362D5439985E6475AF42D6DFC.jpeg

1688763521_vendikudohajedarkrama.jpeg

Ora 22:42
Tensioni në konferencën me Ramën, Vuçiç heq kufjet: S’quhen kumbarë ata që imponojnë vendime (Macron dhe Scholz)

 

Diskutimi për draft statutin e propozuar nga Rama sa i takon komunave me shumicë serbe, u kthye në një moment tensioni në konferencën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Rama tah se draftin ua ka propozuar dy kumbarëve të dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, por Vuçiç nuk i quajti kumabrë.

Ai hoqi kufjet dhe tentoi të ikë, por e dëgjoi deri në fund përgjigjen e kryeministrit Rama, i cili tha se Macron dhe Scholz janë kumbarë të planit franko gjerman. Vuçiç tha se në Serbi nuk quhen kumbarë njerëz që imponojnë vendime.

"Në fakt atyre që iu është paraqitur statuti nuk janë kumbarë, por ekipi i menaxhimit të Serbisë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe gjithçka që është arritur në gusht të 2015. Nuk ka askënd tjetër në përputhje me rregullat e ligjshme që është i detyruar të paraqesë një statut apo të marrë pjesë në hartimin e këtij satuti përveç ekipet drejtues serb. Kaq është gjithçka dhe ne do ta vazhdojmë më tutje diskutimin", tha Vuçiç.

"Ata janë kumbarë të planit franko gjerman, jo të statutit. Se plani franko gjerman e ka bërë Franca dhe gjermania s’besoj se e ka bërë Serbia. Sa i takon propozimit të draft statusit, është një propozim i pakërkuar për të ndikuar pozitivisht në këtë proces. Nuk ka asnjë qëllim tjetër plani, dhe s’ka asnjë pretendim që palët ta pranojnë, besoj se nëse palët do interesohen për ta lexuar do gjejnë shumë arsye për ta pranuar edhe pjesërisht", tha Rama. 

"Këtu nuk quhen kumbarë njerëz që imponojnë disa vendime", tha Vuçiç.

Ora 22:30
Draft statuti për asociacionin, Rama: S’e ka lexuar as Kosova e as Serbia! Ia kam dorëzuar dy ‘kumbarëve’, Macron dhe Scholz

 

Kryeministri Edi Rama në konferencën me presidentin serb. Aleksandër Vuçiç u pyet për draft asociacionin që ka propozuar për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Rama tha se këtë draft se ka lexuar as Kosova dhe as Serbia, por ia ka dërguar dy kumbarëve të dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz.

“Propozimi i një draft statuti është një kontribut nga ana ime shumë pozitiv në përmbajtje, por që nuk pretendon të jetë një kon që palët ta marrin e ta pranojnë, apo nuk është i konsultuar me asnjërën nga palët. Më vjen keq që disa nuk duan ta kuptojnë, që nëse ky do ishte një kontribut në emër të Kosovës, atëherë ky kontribut nuk do kishte asnjë vlerë. S’do e merrja përsipër, pasi për Kosovën flasin ata që e përfaqësojnë, ashtu siç nuk mund të ishte një kontribut që mund ta diskutoja me Vucic. I është dorëzuar dy kumbarëve, Macron dhe Scholz dhe Michel. Dhe kaq. U takon palëve që ta kërkojnë ta lexojnë apo jo, ta konsiderojnë apo jo. Besoj se tërheqja zvarrë e asociacionit është gabim strategjik. këmbëngulja për të mbajtur me godina bosh të mbushura me policë kryetarë komunash që u zgjodhën në kushte e bojkotit por nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë si pengesë për zgjidhje, është gabim strategjik, shpresoj që Serbia do e thotë qartë që në momentin që hapet rruga për zgjedhje do bëhen zgjedhje dhe do garantohet pjesëmarrja", tha Rama.

Ora 22:19
Konferenca me Ramën, Vuçiç: Kosova të largojë policinë dhe kryetarët nga godinat e komunave në veri

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në konferencën me Ramën se janë gati për dialog, duke thënë se kanë zbatuar dy pika nga ato që i ka kërkuar BE, por duam që Kosova të tërheqë policinë nga godinat në veri

“Nuk mendoj që askush që është normal po kërkon të shohë mundësinë e një konflikti të çfarëdolloj. Nuk thash rastësisht që jam i bindur që askush që është normal. Duke folur për planin e shtensionimit, e njoh përmendësh. Në tre pikat kemi realizuar dy dhe nuk vazhdojmë me të tretën se duhte të ndodhë me Prishtinë. Tërheqja e kryetarëve të bashkive që morën 3.4% të votave dhe personave rreth ndërtesave të bashkive. Jo vetëm duam paqe, kjo nuk është një deklaratë, kjo është diçka për të cilën punojmë, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë për ne. Ed i që si në tiranë dhe në Prishtinë ka nga ato që e shohin Serbinë si e keqja, s’do iu them sa të vështira janë problemet me të cilat përballemi, cilat janë reagimet e njerëzve në Kosovë. Ajo që na mbetet është të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur paqen. Skam asnjëherë problem ta takoj, kam marrë pjesë për 11 vjet në diskutime. S’jam aq optimist sa është Edi por ja lë atij atë pjesë, se ai ka ditur më mirë se unë se si të fliste me burokratët e Brukselit”, tha Vuçiç.

Ora 21:26
Tensionet në Veri, Vuçiç: Mos na pyesni mua dhe Edin për Kosovën në sytë e njëri–tjetrit

  

Kryeministri Rama është takuar pasditen e sotme me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të turit të tij ballkanik.

Gjatë konferencës së përbashkët në Beograd me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç foli edhe për Kosovën, për të cilën u shpreh se, nuk duhet të pyeten për këtë temë në sy të njëri – tjetrit.

“Mendoj se askush që është normal kërkon të shohë konflikt të çdo lloji. Duke folur për planin e shtensionimin, që foli Rama, i njoh përmendësh.Nga 3 Serbia ka realizuar 2, sepse duhet të veprojë edhe Prishtina. Të tërhiqen kryetarët e komunave dhe më pas të vijojmë. Ne duam paqe. E dimë që si në Tiranë dhe në Prishtinë, mendojnë se Serbia është fajtore.Por duhet te dini se si është situata, se si janë reagimet në veri. Nuk kam problem të takohem me Albin Kurtin, unë kam folur me të gjithë që nga Thaçi dhe kam kërkuar që të gjej zgjidhje. Më pyesni se kur do të shoh Albin Kurtin por unë nuk e di as ata që janë më afër tij se kur do ta shohin.Unë nuk jam aq optimist se sa Edi. Sepse ky di të flasë më mirë se unë me Brukselin. Mos na pyesni mua dhe Edin për Kosovën dhe Metohinë në sytë e njërit -tjetrit”, u shpreh Aleksandër Vuçiç.

Ora 21:02
Tensione në Beograd, Vuçiç mbyll para kohe konferencën me Ramën! Presidenti serb heq kufjet dhe niset të ikë

 

Me tensione është zhvilluar konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Beograd. Shkak për tensionin është bërë drafti i hartuar nga qeveria  shqiptare për asociacionin me komuna serbe në veri të Kosovës. Vuçiç tha se atyre që iu është propozuar drafti nuk janë kumbarë dhe se Serbia i zgjedh vetë kumbarët. Rama i ktheu përgjigje duke i thënë se Macron dhe Scholz janë kumbarë të planit franko – gjerman. Por, Vuçiç hoqi kufjet dhe niset të ikë, ndërsa në fund i jep dorën Ramës dhe mbyllin konferencën.

Ora 20:57
Takimi me Vuçiç, Rama: Rruga e vetme është plani franko-gjerman, nuk duhet ta nënvlerësojmë përshkallëzimin e tensionit

 

Kryeministri Edi Rama në konferencën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, preku situatën në Kosovë dhe tha se nuk ka asnjë rrugë tjetër veç zbatimit të planit franko-gjerman për të normalizuar situatën mes dy vendeve.

Rama u shpreh se nuk duhet nënvlerësuar përshkallëzimi i tensioneve.

“Ne jemi mjaftueshmërisht mësuar që t’i ndajmë opinionet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë, të biem dakord që nuk biem dakord por kjo s’na ndalon bashkëpunimin dhe paqen. Për të punuar dhe bashkëpunuar, konkretisht duhet që në momente si ky, e që është një moment specifik, të evitojmë që ndarja e gjithë pikëpamjeve në publik të përkeqësojë klimën

Rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve, por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman. Nuk dua të përsëris në Beograd çfarë kam thënë në Prishtinë, por dua të shtoj se askush nuk duhet ta nënvlerësojë përshkallëzimin e tensionit”, tha Rama.

Ora 20:45
Takimi me Ramën, Vuçiç: Folëm për pikëpamjet e ndryshme për situatën në veri, dallimet tona do i mbajmë për vete

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë në konferencën me Ramën, se gjatë takimit kan ëbiseduar edhe për pikëpamjet e ndryshme për situatën në veri të Kosovës. Vuçiç nuk preferoi që të japë më shumë detaje, ndërsa tha se dallimet e Serbisë do i mbajnë për vete. Ndërkohë, ai theksoi se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, do vazhdojë të punojë për marrëdhënie të mira me Shqipërinë.

"Folëm për pikëpamjet tona shpesh të ndryshme sa i takon situatës në Kosovë, por nuk do ishte e drejtë të thonim diçka këtu në prani te kryeministrit shqiptar dhe s’besoj se do e bëjë dhe ai. Dallimet tona do t’i lëmë për ne. Diskutimet e tjera do i lëmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë do vazhdojmë të kontribuojmë për marrëdhënie me të mira”, ka thënë Vuçiç.

Ora 20:39
Takimi me Ramën, Vuçiç: Do mbajmë sërish takime për Open Ballkan! Në nëntor do kemi panair në Beograd

  

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë në konferencën me kryeministrin Edi Rama se do të mbajnë sëshpejti takime për Ballkanin e Hapur. Vuçiç tha se në nëntor do të mbahet një panair në Beograd. Ai vlerësoi nismën e Ballkanit të Hapur duke thënë se i ka ndihmuar njerëzit që të jenë më afër njëri-tjetrit.

"Jemi të angazhuar për të kontribuar për tregun e përbashkët rajonal. Parlamenti i Serbisë ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen me ID. Besojmë që kryeministri Rama do investojë energji për të arritur rezultate të rëndësishme. Sa i përket Ballkanit te Hapur, nuk do kemi diskutime të lehta, por do kemi diskutime të frytshme. Besoj se ka shumë gjëra që kjo nismë që pati fillesën nga rajoni ndihmoi për ti sjelle njerëzit me pranë. Ne periudhën qe vjen do kemi takime të përbashkëta për Ballkanin e Hapur. Do kemi panairin e tretë në nivel europian në nëntor ne Beograd. Do jetë me një rëndësi në nivel botëror", tha Vuçiç.

Ora 20:23
Turi ballkanik, Rama takohet me Vuçiç në Beograd

 
Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë turit të tij ballkanik.

Ata janë takuar në Beograd teksa kanë folur për pikëpamjet e tyre sa i takon situatës dhe tensioneve në veri të Kosovës.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 08/07/2023 16:40

    Po ky spekullatori Gay Alex Sorros cfare do ne darke me Vucic deh Ramen ?! Apo po jep udhezimet si te grabisin territore ?! Mjere neve ne dore te kujt kemi rene !!! Fondacioni Sorros fare e ndyre qe po shkaterron njerezimin !!!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKATRIOTVE: 08/07/2023 10:03

    Turi 2 ditor ballkanik i E.Ramës u mbyll me sukses.Qëlkimi ishte të përgatiteshin për SAMITIN E BERLINIT 16 TETOT(DL.E.HOXHËS) -Në Kosovë i zoti shtëpisë A.Kurti nuk e priti E.Ramën pasi me kohë ka vepruar siç i ka rekomanduar BABA SALI ZIU NON GRATA. -Justifikimi A.K se Rama anuloi mbledhjen e qeverive më 14 qershor nuk qëndron.Pasi nuk mund të mblidheshin qeverit në situatë LUFTE NË VERI TË KOSOVËS.Propizimi E.Ramës për takim më të rezervuar nga 3 Ministra nuk i pëlqeu A.Kurtit pasi i ngelesh DREKA ME MISH THIU PA KONSUMUAR. -Ky skandal e ka emrin KURTI pas paralajmërimit të Presidentit CLINTON NË 03.07 NË TIRANË QË..AK ti lër MARRZIT ME VEPRIMET NË 4 KOMUNAT.Kjo fjalë MARRZI për Kurtin është më e rëndë se NON GRARTA E S.BERISHËS. -Dhe SAKSIONET PËR KOSOVËN FILLUAN. -Nëse do kushte opozito kompetente A.Kurti duhej rrëzuar qëkurse filluan protesta e dhunshme në Veri për ngujimin e Kryeakomunarve në rrethim nga policia Kosovare.Këtu filloi sherri pa mbarim. •Në Beograd E.Rama u prit e përcoll siç duhej,pas 2 replikave të kuptueshme: 1.Vuçiç deklaroi se A.Kurtin do e Pres,ndërsa Ju Ai nuk u priti..Me këtë la të kuptohet se me A.Kurtin nuk e vlen të bisedohet si MASHTRUES E GËNJRSHTAR.. 2.Fjala KUMBAR i procesit të Berlinit të inicusr nga Macron e Shculs..nuk i pëlqeu Vuçiçit.Pasi i la të kuptoi PUTINIT se Ai është me TË..!Por E.Rama e përforcoi më shumë se 2 drejtuesit e Europës jan KUMBAR. -Ndonsr Vuçiç shtrembëron buzët..u detyrua të shtroi DARKË PËR EDI RAMËN. •Konkluzioni është se VUÇIÇ U SOLL MË MIQSOR SE KURTI I DISKREDITUAR NGA ND/KOMBËTARËT. • A.Kurti duhet të dorhiqet sa nuk është von.Ndryshe do humbi veriun e Kosovës dhe mbrojtjen nga NATO.PIKË. -Salizmi & Kurtizmi do shkoi në koshin e plehrave..!

    Përgjigju
    • Qipi Dhasi: 08/07/2023 11:17

      Ti Lalaj...na jep fshatin nga je,dhe jo krahinen...jo për ndonje gjë,thjesht ta dime...

    • Arbëri: 08/07/2023 10:09

      O Trallllllla tra lalala ky Na shkoi në Beograd për ta vazhduar tradhtin e filluar që nga vita 2009 …!

  • Arben: 07/07/2023 22:47

    Mesa duket propozimi i Rames, serbeve u duket sic do na dukej neve ndonje propozim i Vucic per zgjidhjen e problemit te fisit Rraja me kundershtaret e tyre ne Fushe Kruje!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 07/07/2023 22:44

    Dy aktoret kryesor vulhumbur te Ballkonit Hapur jane ne rolet solide te kahershme dhe qe dirixhohen nga interesat personale pushteterore ne Tirane@Beograd dhe ne plotni te interesave te Moske@Pekinit. Kjo tashme ben muuu si lopa e çmendur ne Angli. Shou i ketyre paçavureve te korruptuar eshte i neveritshem si per popullin serb dhe ate shqiptar.

    Përgjigju
    • He bela: 08/07/2023 01:05

      Ore po Ramsin kush e ka ngarkuar me kete detyre se spo e marim vesh,mos eshte sorosi se SHBAt skan thene gje as gjermonet sjane ndahet.brith rrugeve kot kur sta fershellen njeri.ekonomia jone e ndriti tani po meret e rajonin

  • Jim: 07/07/2023 21:16

    Kini vene kryeminister nje idiot si Albin K..i dhe kerkoni te beni politike rajonale Nuk jeni asnje gje thjesht jeni krijese e SHBA dhe Europes po Ju leshuan ata Ju gelltisin oer 24 ore !

    Përgjigju
    • Leli: 10/07/2023 10:08

      Kanë vënë kryeministër një njeri që po mbron të drejtat e shtetit të Kosovës, një njeri me integritet dhe të pakorruptuar, i cili nuk shantazhohet. Politikën e madhe rajonale ia kanë lënë "liderave globalë" që bredhin lart e poshtë, pasi i kanë kënaqur gjithë punët në vendin e tyre.

  • Baba: 07/07/2023 21:08

    Fshati digjet k krrihet

    Përgjigju
  • Arbëri: 07/07/2023 20:34

    Shiqoni buzëqeshjen para serborusve, dhe shiqoni kur është në tonat Arbërore…

    Përgjigju
    • Heu: 08/07/2023 00:04

      @Shkodrani hahahahaha mbyllje komentit, Epike hahahaha

    • Jon: 07/07/2023 21:55

      Vuçiç duket qartë që ka probleme të brendshme me opozitën, shumë shpejt nqs nuk jep dorëheqjen do të kemi trazira në Serbi. Rama do duhet të përballet me opozitën e sotme serbe shumë shpejt

    • Shkodrani: 07/07/2023 21:16

      Unë po mundohem me shiqu, por çka të shiqoj o Arbër. Nuk e di si e shiqon ti buzëqeshjen, por nëse ajo e Ramës duket apo shiqohet si buzëqeshje, paska pas të drejtë Xhuljeta që e ka shiqu shtrembër edhe i është shmangë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?