Kryeministri Rama dhe Von der Leyen

Politikë

Turi në Ballkan/ Von der Leyen nesër në Tiranë, takim me Ramën e Begaj! Report Tv zbardh axhendën

22 Tetor 2024, 12:48| Përditesimi: 22 Tetor 2024, 13:37

  • Share

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nis nesër turin në Ballkanin Perëndimor. Vizita e parë e Von der Leyen do të jetë në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë 23 dhe 24 tetor. Report Tv me gazetaren Raziela Myslimaj kanë zbardhur axhendën e Von der Leyen.

Në orën 15:10 Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Kryeministri ku do të pritet nga Edi Rama. Me kreun e qeverisë do të kenë edhe një deklaratë të përbashkët për shtyp në orën 16:10. Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:0.

Axhenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00. Më pas, Presidentja e Komisionit Europian lë Tiranën për të vijuar me turin ballkanik në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Vizita është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

Kosovën, Presidentja e Komisionit Evropian pritet ta vizitojë me 26 tetor, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Axhenda e Von der Leyen në Tiranë
E mërkurë
15.10 - Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri
15.15 - Takim me kryeministrin Rama
16.10 - Deklaratë e përbashkët për shtyp
17.00 - Ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës
E enjte
10:00- Takim me presidentin Bajram Begaj

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?