Foto nga etapa e parë e turit të 82-të çiklistik

Sociale
Sport

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e dytë, autostrada Durrës - Rrogozhinë e bllokuar nga ora 14:30 deri në 15:30

27 Maj, 07:39| Përditesimi: 28 Maj, 08:07

  • Share

Sot do të zhvillohet etapa e dytë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë ,që nis në Shkodër rreth orës 11:40 dhe përfundon në Elbasan rreth orës 16:00. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, blutë i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, si më poshtë:

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025
Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15
Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30
Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15
Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Bradashesh - unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë.

Në etapën e parë e cila nisi në Bulevardin "Zogu i Parë" në Tiranë dje vijoi për në Rrëshen, Lezhë dhe më pas Shkodër - pas 151 kilometrave të përshkruara, në Parrucë vijën e finishit i pari e kaloi Gabriele De Fabritis. 

Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?