Turi i tretë i Europa League/ Shorti përcakton kundërshtarët për Kukësin, Teutën dhe Laçin! Përballje ‘ferri’ për Shkëndijën

1 Shtator 2020, 13:58| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 14:00

  • Share

UEFA ka hedhur sot shortin për raundin e tretë të Europa League, me skuadrat shqiptare të cilët kanë njohur rivalët e mundshëm, pasi për të shkuar deri atje duhet më parë të eliminojnë rivalët aktual.

Në rast kualifikimi kundër Wolsburg, Kukësi do të ndeshet me ekipin e Desna-s së Ukrainës. Teuta, në rast se kualifikohet me Granada-n, do të ndeshet me fituesin e çifit Lokomotiv Tbilisi vs Dinamo Moscoë, ndërsa Laçi, në rast se kualifikohet me Hapoel Beer Sheva do të ndeshet me fituesin e çiftit Coleraine/ Procltal Hartberg.

Në turin e tretë, të paktën në letër, për skuadrat shqiptare duken skuadra mjaft më të lehta se në turin e dytë.

Ndërkohë për skuadrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën e Tetovës, shorti rezervoi një kundërshtar të papërballueshëm. Nëse kualifikohet në turin e tretë kundëer Botoshanit, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka, do të ndeshet me Tottenham-in e Jose Mourinho-s.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?