Sociale

Turistët e huaj dhe vendas mbushin Parkun e Apolonisë: Vend i mrekullueshëm! Në shtator nisin gërmime arkeologjike

20 Korrik, 19:46| Përditesimi: 20 Korrik, 20:38

  • Share

Sezoni turistik në Parkun Arkeologjik të Apolonisë po shënon një rritje të ndjeshme prej 20% të numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Këtë e konfirmon në një intervistë për Report TV drejtoresha e parkut, Ornela Dyrmishaj.

“Stina e nxehte verës bën që vizitorët tanë të jenë jo vetëm grupet e të huajve, por edhe familje shqiptare Shqiptarë. Gjatë gjithë këtij sezoni  ne kemi jo veten numërim e vizitoreve te cilët janë Evropianë në shumtën e rasteve, por kemi edhe nga ata që vijne nga lindja', tha Ornela Dyrmishaj, drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Parku Arkeologjik i Apolonisë tërheq vizitorë falë vlerave të tij historike dhe kulturore.

“Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe hera e parë që vij në Apoloni. Mendoj se është një vend i mrekullueshëm. Shqipëria më duket shumë e bukur dhe e pastër. Më pëlqejnë shumë monumentet, sidomos Apolonia', tha një turiste. 

Rritja e vizitorëve është vërejtur gjithashtu edhe në Parkun Arkeologjik të Bylisit, një tjetër destinacion i rëndësishëm historik.

“Normalisht  këtë numër te zgjeruar vizitoresh  e kemi dhe ne parkun Arkeologjik te Bylisit, i cili këtë ka një  ka një numer relativisht  me te larte se  i vitit te kaluar deri tani ne kemi relativisht 20 përqind me shume  nga viti kaluar  vizitore', tha Dyrmishaj.

Drejtoresha Dyrmishaj bëri të ditur gjithashtu se gjatë muajve në vijim pritet të nisin misionet arkeologjike

“Presim muajin Gusht dhe Shtator qe fillojnë aksionet  Arkeologjikë. Fillojnë misionet arkeologjike shqiptaro -Francez dhe pastaj me vone  ne emisionet e tjera. Normalisht edhe ne parkun Arkeologjik te Bylisit këto misione janë gjatë muajit shtator duke pritur qe te bjeri  një cike intensiteti i vapës”. tha ajo.

Me interesin në rritje dhe përkushtimin për zhvillimin e mëtejshëm të trashëgimisë kulturore, parqet arkeologjike si Apolonia dhe Bylisi po kthehen në pika kyçe të turizmit historik në Shqipëri.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?