Sociale

Turistët e huaj në jug, nga vendet nordike dhe argjentinas! Rama: Mikpritje dhe ushqim fantastik

27 Korrik 2024, 15:26| Përditesimi: 27 Korrik 2024, 15:39

  • Share
Bregdeti i jugut të Shqipërisë është kthyer në një destinacion të kërkuar për turistët e huaj. 

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga plazhet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut ku gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur, ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët.

"Me pamjet e Himarës, Borshit, Jalës e Dhërmiut ku gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur, ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik, ndërsa bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?