Turistë në një nga sitet kulturore

Politikë

Turistët e huaj nuk mungojnë as përgjatë muajit Nëntor, të preferuara objektet historike dhe kulturore! Rama: Këtë vit u mikpritën mbi 1,2 mln vizitorë në këto site

13 Nëntor 2024, 08:17| Përditesimi: 13 Nëntor 2024, 08:24

  • Share

Mbi 1,2 milionë turistë-vizitorë kanë shëtitur objektet e rëndësishme kulturore dhe historike të Shqipërisë përgjatë vitit që po mbyllet.

Ky numër i bashkohet atij të përgjithshëm të hyrje-daljeve në vendin tonë përgjatë vitit 2024, duke e kthyer në një atraksion turistik dhe thyer shifrat e viteve të kaluara. Shqipëria po bëhet një terren i preferuar nga të huajt çdo ditë dhe më shumë, si për turizmin veror në plazhet e vendit, por edhe në atë malor dhe etnografik.

Një prej tyre është ajo e kalasë së Krujës, por pas nuk mbeten as Butrinti, Berati, Gjirokastra, Shkodra etj., që presin qindra vizitorë çdo ditë për vlerat dhe trashëgiminë e tyre kulturore, historike dhe etnografike që ka.

Këtë e ka shoqëruar sot me një postim në rrjetin social Facebook edhe kryeministri Edi Rama, duke publikuar një galeri-fotosh, ku dhjetëra turistë duken se këqyrin bukurinë gati antike të strukturës së gurtë në Krujë, që e lidh me historinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por edhe nga site të tjera kulturore dhe historike në vend.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“MIRËMËNGJES

dhe me turistët që vijojnë dhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore, të cilat përgjatë gjithë vitit kanë mikpritur 1,229,195 vizitorë, ju uroj një ditë të mbarë!”.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?