Turistët e huaj vizitojnë Gjirokastrën, 4 mijë në 3 muaj e parë të vitit! Operatorët turistikë: S’ka punëtorë, do marrim nga Lindja e Mesme

19 Prill, 15:41| Përditesimi: 19 Prill, 17:45

  • Share

GJIROKASTER - Kudo nga hedh sytë në Gjirokastër shikon turistë. Kryesojnë të huajt, të cilët e zgjedhin qytetin e gurtë për muzeumet, sitet arkeologjike në luginën e Drinos apo objekte të tjera pjesë e trashëgimisë. Pa dyshim nuk largohen pa provuar edhe gatimet tradicionale të zonës. Vetëm në tre muajt e parë të vitit Gjirokastra u vizitua nga mbi 4 mijë turistë, teksa kjo shifër pritet që të rritet edhe më tej në muajt në vijim.

“Statistikat janë dyfishuar. Presim përgjatë gjithë vitit. Ka nga e gjithë bota. Edhe nga Zelanda e Re. Mbizotrojnë spanjollët, francezët, italianët. Të katër muzetë janë të vizituara, kalaja, sitet e ndryshe. Edhe ura e Ali Pashës është e preferuar”, Ervina Saliaj, përgjegjëse e zyrës së turizmit në Gjirokastër.

“Rezervimet janë shumë mirë. Ka një shtim me 10% nga një vit më parë. Pritet të ketë ardhje turistësh masivisht pas datës 20 prill. Kryesisht janë amerikanë, britanik, gjerman, italian ka shumë edhe nga Kina dhe Australia. Gjirokastra është një qytet muze. Ka shumë për të parë, jo vetëm në qytet, por edhe në krahinat përreth. Qytete antike, kishat e vjetra. Kjo ka bërë që të rritet dhe ditëqëndrimi në Gjirokastër. Nga një ditë duan të rrinë 3-4 ditë, por edhe me qëndrim një javë. Shkojnë dhe në Butrint brenda ditës me rrugën e re”, u shpreh Piro Dhima, operator turistik.

Turizmi është sektori që sjell më së shumti të ardhura për banorët e qytetit të gurtë, por ajo që po i shqetëson operatorët e industrisë së turizmit është mungesa e punëtorëve për shkak se shumë të rinj kanë zgjedhur të emigrojnë. Të ekspozuar përballë këtij fenomeni ata kanë kërkuar të marrin punëtorë nga Lindja e Largët të cilët paguhen edhe më pak.

“Nuk kërkohet kualifikimi kushedi. E nevojshme është të njohin gjuhë të huaj, për kamerieret, ndërsa për pjesën e kuzhinës dhe hotel nuk është nevoja”, u shpreh Piro Dhima, teksa shton se “të gjithë bizneset do të marrin punonjës nga jashtë. Do kërkohet për përballimin e ritmit të shtuar të turistëve edhe punëtore nga Bangladeshi, Filipinet, etc”.

Turistët e huaj tashmë nuk e zgjedhin Gjirokastrën vetëm për një natë, por dëshirojnë që të qëndrojnë aty deri në një javë.

 

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • cjapi: 20/04/2024 17:17

    kur nuk te rri vendasi,,si mendoni se do rri i huaji...

    Përgjigju
  • Ndkd: 19/04/2024 19:22

    Do merrni punetore ju nga lindja mesme ahahahah ju iken edhe bangladehasit, do ju vijne nga lindja mesme. Hypni te satelitet albania 1 dhe albania 2 dhe hidhuni me koke, bashke me liderin global.

    Përgjigju
  • Agjenti: 19/04/2024 17:22

    Po normal se ju spaguani. I kerkoni me rroga minimale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?