Turistë nga e gjithë bota zgjedhin të vizitojnë qytetin bregdetar të Durrësit për të shijuar jo vetëm historinë e detin, por dhe mikpritjen shqiptare. Disa prej tyre ndajnë përvojat e tyre pozitive, duke thënë se Durrësi është një qytet shumë interesant për tu vizituar dhe njerëzit janë mikpritës.
“Ne jemi nga Pakm Springs në Kaliforni. Historia e këtij qyteti na duket mahnitëse. Durrësi ka relika të mrekullueshme nga e shkuara. Është qytet shumë interesant për t’u vizituar.
Ndërkohë, dy turistë nga Basilicata, Itali, tregojnë se kanë vizituar qytetin disa herë.
“Jemi nga Basilicata. Kemi ardhur 3-4 herë këtu. Karakteristikat si deti, vendi, shëtitjet dhe gjithashtu njerëzit mikpritës. Na kanë bërë të sjellim edhe dy njerëz të tjerë këtu dhe do të rikthehemi me njerëz të tjerë”, shprehet një prej tyre.
Disa të reja kanë mbërritur në vendin tonë për herë të parë dhe përshtypjet për Durrësin janë pozitive.
“Hera jonë e parë që vijmë këtu. Kemi ardhur dje kështu që nuk kemi vizituar shumë, megjithatë ka shkuar mirë. Njerëzit janë përpjekur të na kuptojnë dhe ndihmojnë. Është shumë bukur dhe ka shumë gjëra për të parë”, thotë një prej tyre, në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama, në rrjetin e tij social Facebook.
Komente
