Francesco Praticò, menaxheri i restorantit

Turistët e pësojnë keq! Ikin pa paguar, por harrojnë telefonin në tavolinë

21 Gusht 2023, 19:47| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 19:51

  • Share

Jo vetëm në Berat, por edhe në Kalabri, një grup turistësh janë larguar pa paguar faturën në një restorant në Scilla. Katër turistë të moshës u larguan nga restoranti "Casa Vela Wine Bar" pa kërkuar fare faturën për drekën që kishin konsumuar.

Media italiane Corriere Della Sera shkruan se ky është një rast i përhapur, si edhe në berat ku turistët italainë u larguan pa paguar faturën 80 euro. Megjithatë, në këtë rast fitoi, pronari i restorantit, pasi turistët kishin harruar telefonin në tavolinë kur u larguan për pa paguar. Kështu, ata u detyruan që të kthehen për të marrë telefonin dhe më pas paguan faturën.

Rastin e ka bërë të ditur menaxheri Francesco Praticò, i cili ka shkruar në rrjetet sociale: Sot një skenë e bukur. Një grup prej katër personash rreth të 35-40-tave ulen, hanë drekën dhe me dinakëri, në konfuzion, vendosin të largohen pa paguar. Sa keq, megjithatë njëri prej tyre harron celularin në tavolinë, ata u kthyen 45 minuta më vonë me bishtin ndër shalë duke kërkuar falje.

Menaxheri i restorantit në provincën e Reggio Calabria tha për Corriere se pronari i telefonit qëndronte me kokën ulur.

“Nuk thamë asgjë, në këto raste është më mirë t’i lëmë të qetë. Gjithashtu pasi pronari i telefonit, i cili vazhdonte të lutej për falje me kokën ulur, në atë moment mezi priste të paguante dhe të largohej. Të vetëdijshëm se do të identifikoheshin lehtësisht përmes pajisjes, ata menduan se ishte e përshtatshme të ktheheshin për të paguar shumën e duhur. Por sa ishte fatura? 103 euro, pra rreth 25 euro secili: “A ia vlente vërtet?” pyet menaxheri, i cili shton “Me sa duket ata thjesht donin të përjetonin adrenalinën e shkeljes së ligjit, por besoj se në jetë kemi nevojë për respekt, ishte një gjest budalla dhe i papjekur”, tha ai.

Bëhet fjalë për një faturë 103 euro: pak më shumë se 25 euro për secilin. “A ia vlente vërtet?”, pyet veten Praticò.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?