Turistët gjallërojnë Libohovën, Rama ndan pamjet: Kur e vizitova si kryetar i opozitës, 'i kishte harruar Zoti'

12 Gusht, 21:02| Përditesimi: 12 Gusht, 21:11

  • Share

Kryeministri Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një video nga Libohova e mbushur plot me turistë të huaj e pushues vendas, teksa ka kujtuar edhe vizitën e tij të parë në këtë vend si kryetar i opozitës.

“Kur kam shkuar për herë të parë në Libohovë, si kryetar i opozitës, ishte si një nga shumë qytezat e Shqipërisë që “i kishte harruar edhe Zoti”, me kishën e mahnitshme që po binte në vetmi, rrugën kryesore ku asfalti dukej si lëkurë e shqyer krokodili, shtëpitë si fantazma nën muret e murrme të kalasë së heshtur të Shanishasë dhe njerëzit si hije nëpër diell. Të flisje për një të ardhme me turizëm e për turistë të huaj që do të ngjiteshin deri aty ku edhe gurët kishin marrë rrugën teposhtë, ishte si të premtoje zbritjen e marsianëve me mushka fluturuese për të shijuar natyrën, traditat dhe ushqimet e Libohovës”, shkruan Rama në Facebook.

Më tej ai thekson se sot turistë nga e gjithë bota vijnë për të shijuar bukuritë dhe mikpritjen libohovite.

“Sot nuk janë marsianët po janë turistë nga të katër anët e botës dhe vizitorë që jo vetëm ngjiten në qytezën e veçantë, për të shijuar bukurinë magjepsëse të kishës së restauruar, historinë, natyrën dhe mikpritjen libohovite, po edhe për të hedhur valle në mbrëmje mbi qilimin e gurtë të Rilindjes Urbane, që pret përditë miq të rinj, aty ku deri dje vetëm përcilleshin përmes gropave e pluhurit të mbeturit që shkonin për në banesën e fundit”, përfundon Rama.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 14/08/2024 22:27

    Kur flet ti per Zot mor pis i pa fe qen bir qeni..ku ke besim ti mor vec pakt me djallin ke bo.

    Përgjigju
  • koli: 14/08/2024 06:54

    KU I KENI GJETUR KETA KLARINETISTE IDIOTE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?