Turistët kërkojnë kalanë e Lezhës, mungojnë investimet! Pjesa e murit të kalasë rrezikon të shembet

30 Korrik 2023, 16:41| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 16:46

  • Share

Veç bregdetit në Lezhë ka marrë vëmendje edhe turizmi historik. Kalaja mesjetare e qytetit është një prej aseteve më të vizituara gjatë këtij sezoni veror.

Jo vetëm për historisë dhe vlerat arkitekturore, ky aset preferohet edhe për pamjen e mrekullueshme që të servir, kur ngjitesh në kodrën ku edhe ndodhet kalaja

Por vizitoret kërkojnë investime në këtë aset historik i cili ka degraduar, duke nisur që nga ura hyrëse e cila është kalbur, e po ashtu probleme ka dhe në një pjese të mureve të kalasë, të cilët kanë lëvizur dhe rrezikojnë të bien.

“Vij nga Italia. Për herë të parë këtu. Kalaja shumë e bukur. Të bësh gjithë këtë investim e mos të bësh rrugën. Edhe mbeturinat duhet të hiqen”, tha një emigrant.

“Kalaja është shumë e bukur. Një vend i bukur. Shohim detin nga këtu”, tha një i huaj.

Kalaja e Lezhës është pjesë e monumenteve të kulturës të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe shumë shpejt pritet që të nisë ndërhyrja përmes fondeve të alokuara nga Bashkimi Evropian.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 30/07/2023 21:18

    Une kam lindur e rritur ne Lezhe, para 60 vitesh. E kujtoj qysh femi kur shkonim per feste e 1 Majit. Ka qen shume bukur. Asht me te marr vaji se si asht katandis.Para dy vitesh kam qene me djalin Tim qe Ka lindur ne Itali dhe i Ka pelqyer shume, Duke perjashtuar se si asht katandisur.Sigurisht qe faji asht i politikaneve qe rrin tu vjedh.Haram!!!

    Përgjigju
  • poli: 30/07/2023 18:18

    degradojne kalate,,se qeveria vjeedh leket prandaj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?