Pastrimi i plazheve

Politikë

Turistët kontribuojnë në pastrimin e plazheve, Rama: Shembull model, hapësirat publike duhen trajtuar me qytetari

26 Gusht, 13:56| Përditesimi: 26 Gusht, 14:04

  • Share

Jo vetëm për të shijuar plazhet dhe historinë shqiptare, por turistët duket se po kontribuojnë edhe për të mbajtur pastër ambientin.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ku ekipeve të bashkive u janë bashkuar edhe turistë e qytetarë për të pastruar plazhet.

Rama i cilëson këta vullnetarë si shembullin se si duhen trajtuar hapësirat publike.

Në fotot e shpërndara nga vetë kreu i qeverisë, shfaqen të gjithë vullnetarët të cilët mbledhin mbeturinat e lëna vend e pa vend.

“Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari, angazhim të përbashkët e stil të bukur jetese”, shkruan Rama në rrjete sociale.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?