Sociale

Turistët në Shëngjin të rrezikuar nga mungesa e shpetimtarëve dhe motorët e ujit

25 Qershor 2018, 19:01| Përditesimi: 25 Qershor 2018, 19:18

  • Share

Kanë kaluar një muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, në bregdetin e Shëngjinit mungojnë kufizuesit e zonës së sigurisë për pjesën e kontrollit nga shpetimtarët dhe nga  motorrat e ujit.

Një vit më parë u tentua vendosja e tyre, por rezultoi jo efikase. Vendorët thonë se dallgët e detit i dëmtojnë këto kufizuese pasi ato vendosen në mënyrë amatoreske nga subjektet private, ndaj duhet gjetur një zgjidhje më efikase.

Bashkia e Lezhës ka përcaktuar dy vende në fundin e skalierave, por ende asnjë leje nuk është dhënë për subjektet private që përdorin mjeteve lundruese. Gjithashtu mungojnë edhe shpetimtarët të cilët mund të kenë zonën e tyre të përcaktuar për të vepruar. 

Megjithatë policia Kufitare ka vendosur kontroll të rreptë në të gjithë bregdetin dhe këtë fundjavë motorat e ujit apo mjetet e tjera lundruese nuk u panë në bregdetin e Shëngjinit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?