Turistët relaks dimri në vaskat termale të Bënjës në Përmet, shikoni videon

4 Janar, 09:49| Përditesimi: 4 Janar, 10:11

  • Share

Disa turistë kanë zgjedhur të relaksohen në vaskat termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit.

Përmeti është një ndër destinacionet e veçanta për turistët, jo vetëm gjatë verës, por edhe në dimër.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje ku vizitorët vendas por edhe të huaj zgjodhën të kalonin ditët e fundit të vitit në ujërat kurative pavarësisht temperaturave të ulëta.

Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Lengaricës.

Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?