Turistët sjellin ‘GHB’ në Dhërmi, droga që nxit përdhunimin! 9 të huaj shpërndarës droge u arrestuan! Eksperti për Report Tv: Përgatitet nga detergjentet e tualeteve

13 Qershor 2023, 15:07| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 15:42

  • Share

Nëntë turistë u arrestuan në 10 ditët e fundit në Dhërmi, të cilët punë parësore në vendin tonë kishin shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta sintetike. Në mesin e të arrestuarve janë 4 anglezë, 1 spanjoll, 1 brazilian, 1 italian dhe 2 argjentinas. Atyre u janë gjetur sasi të konsiderueshme dozash 'GHB' – Gamma Hydroxybutyrate, një drogë me efekt kënaqësi deri në abuzim seksual, e cila sipas kriminalistit Ervin Karamuço mund të sjell edhe vdekjen.

'GHB është lëndë narkotike që ne i themi narkotiku i abuzimin seksual, i përdhunimeve, për shkak se krahas euforisë dhe eksitimit të trupit jep edhe halucinacione, në të cilat ti jep mesazhe që kërkon të hysh në marrëdhënie me një partner, ndërkohë që këto keqkuptohen dhe më pas përmes tyre abuzohet me këta të rinj.'- tha Karamuço.

Por çfarë rrezikojnë të rinjtë me përdorimin e kësaj lënde narkotike që brenda vendit tonë është e rrallë.

‘Kalon pastaj në gjendje kome, arrest kardiak e deri në vdekje. Janë lëndë depresante, në përzierje me alkoolin e dyfishojnë, trefishojnë efektin e tyre dhe kjo bënë më të rëndë.’- tha Karamuço, ekspert kriminalist.

Prodhimi i GHB është i thjesht dhe përbërja e saj janë kombinimi i disa detergjentëve.

‘Mund të prodhohen me disa lloj detergjentesh kimik që ne pastrojmë tualetet në shtëpitë tona dhe mësohet lehtë përgatitja e tyre edhe në disa faqe ku ka instruksione nga interneti, por janë të rrezikshme.’- u shpreh Ervin Karamuço.

Turistët kanë mundur ta fusin drogën GHB përmes pikave tona kufitare dhe rrezikon ta kthejnë në trend.

‘Ka dështuar pra kontrolli kufitar dhe i është lënë në dorë vetëm oficerëve të policisë kriminale, sidomos të Vlorës, për të bërë survejimin dhe arrestimin e tyre. Ky trend që duket i përkohshëm mund të na kthehet në fenomen real, të qëndrueshëm edhe për përdorim vendas.’- tha Karamuço.

Shqiptarët, në pjesën më të madhe të rasteve janë përdorues të kanabis sativa dhe kokainës, por nuk

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/06/2023 02:21

    /Acidet/ mund te mos hyjne tek drogat klasike,por prape jane te rrezikshme,sidomos keto te dala vitet e fundit dhe Shqiperia mund te mos kete ligje,por bota i ka dhe te denon.Tek ne,duhet te regjistrosh ID kur ble disa lloj gjerash qe perdoren rendom,por qe substancat e tyre perdoren per efekte speciale,apo per te prodhuar acide e droga sintetike qe me e pakta te lene pa dhembe e te plakin para kohe dhe me e shumta te lene te vdekur ne vend.Ky eksperti Karamuca qe qenka /muc per ideal/duhej te mos kishte dhene kaq info.per kriminelet tane qe jane te etur per /leksione/ ne kete lloj fushe pak e njohur prej tyre dhe klienteles se tyre.Do te ishte mire t'i linte ne nivelin e njohurive te mjaftueshme qe kane per marjuanen e klasikeve te tjera.

    Përgjigju
  • Or tej: 13/06/2023 17:24

    Ne po ja shperndajme botes nderkohe bota po na e shperndan tek ne or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Albatros: 14/06/2023 06:24

      Bota na fut me vite ne burg kurse ne I lene te bejne cte suan

    • Loni: 13/06/2023 18:08

      nuk eshte droge edhte acid dhe nuk ka ligj per pirje apo shperndarje acidi asnje shtet nuk e ndalon

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?