Foto ilustruese

Kronikë

Turisti anglez ra nga motorri i ujit dhe u mbyt, Gjykata e Durrësit nxjerr nga qelia Luis Xhumarin! Caktohet me ‘arrest në shtëpi’

4 Qershor, 14:34| Përditesimi: 4 Qershor, 14:42

  • Share

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Luis Xhumarin, pronarin e motorëve të ujit, pas tragjedisë ku humbi jetën një turist britanik 34-vjeçar, Silvester Oleug.

Sipas vendimit të shpallur ditën e sotme, ndaj Xhumarit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, e cila do të ekzekutohet në banesën e tij në lagjen nr. 13, tek Shkëmbi i Kavajës, Durrës. Ai ndodhej nën hetim për veprën penale 'Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë', pas aksidentit të ndodhur dy ditë më parë, ku turisti humbi jetën pasi ra nga motori i ujit me qira.

Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe urdhëroi që Prokuroria e Durrësit të ekzekutojë vendimin për arrestin shtëpiak.

Ngjarja ndodhi më 2 qershor në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një turist britanik Silvester Oleug 34 vjeç u mbyt në det pasi ra nga një motor uji që kishte marrë me qira nga Luis Xhumari

Xhumari u arrestua në flagrancë nga Policia e Durrësit dhe Prokuroria nisi menjëherë hetimet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Vlerësimi i masës: 

Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim L. Xh., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal.
2.      Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim L. Xh., masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij të ndodhur në lagja Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës, pallati Nr.x, kati i x Durrës.
3.      Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.
4.      Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall sot në Durrës, më 04.06.2025

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?